Kosova

Sot shkarkime rrufesh dhe kohë me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht i shoqëruar me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Sipas institutit, reshjet parashihen të jenë me intensitet më të zvogëluara në krahasim me ditët e fundit. “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftim.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483