Kosova

Sot shënohet Dita e Mjedisit

Dita e Mjedisit do të shënohet ë sot në Kosovë me një një aktivitet në Prevallë që fillon me pastrimin e zonës turistike në Prevallë në bashkëpunime organizuar nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Dita Botërore e Mjedisit – Është koha për natyrën!

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, përmes Drejtorisë për Administrimin e Parkut Kombëtarë “Sharri”, nesër shënon 5 Qershorin – Ditën Botërore të Mjedisit. Ky aktivitet organizohet në bashkëpunim me organizatën ËËF, zyra në Prishtinë.

Dita Botërore e Mjedisit është një aktivitet global që shënohet çdo vit me një porosi të caktuar me qëllim që të rris vetëdijen e grupeve të ndryshme shoqërore për veprime në shërbim të mbrojtjes së mjedisit.

Kjo ngjarje këtë vit shënohet me temën “Koha për natyrën”. Duke e ditur faktin që të gjitha të mirat materiale, ushqimi, ajri që thithim, uji që pimë dhe klima që na rrethon vijnë nga natyra, kjo moto ka për synim që të nxisë aktivitete që promovojnë mbrojtën e natyrës dhe rolin e saj për mirëqenien dhe shëndetin publik.

Në këtë periudhë të vështirë në të cilën po kalon njerëzimi dhe planeti jonë, natyra po na dërgon sinjale se për tu kujdesur për veten, së pari duhet të kujdesemi për natyrën. Andaj është koha për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të ardhmen e njerëzve dhe të planetit tonë duke respektuar dhe mbrojtur resurset natyrore. Është koha për natyrën, njofton EO.

Duke e ditur rëndësinë që kanë Parqet Kombëtare për mbrojtjen e natyrës aktiviteti i AMMK është fokusuar në Parkun Kombëtarë Sharri, me moton Parqet për Shëndetin – Parqe të shëndetshme, njerëz të shëndetshëm.

Aktiviteti do të zhvillohet duke filluar nga ora 10:00 deri në ora 12:00 në zonën turistike të Prevallës, në rrugën Prevallë-Brezovicë, ku do të ketë pastrim të mbeturinave përgjatë rrugës dhe rrjedhës së lumit si dhe ecje në natyrë deri tek lokacioni Burimi i Madh apo i njohur ndryshe si Shtëpia e Vëzhguesve. Me këtë rast do të shpërndahen edhe materiale promovuese dhe vetëdijësuese për pjesëmarrësit e aktivitetit.

Për të zbatuar rekomandimet për parandalimin e përhapjes së COVID19 aktivitetet do të zhvillohen me grupe te vogla duke respektuar distancën sociale dhe duke u pajisur me mjete mbrojtëse si maska dhe dorëza.