Show Biz

Sot Rasim Thaçi-Cima ka mbushur 71 vjet

Ikona e humorit shqiptar, Rasim Thaçi, i njohur me emrin artistik Cima, ka mbushur 71 vjet.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, duke përdorur stilin e tij të humorit, ai ka njoftuar për këtë moment të rëndësishëm në jetën e tij.

“Sot u zgjova si 71 vjeçar”, është postimi që e ka bërë humoristi i dashur për publikun.

View this post on Instagram

Sot u zgjova si 71 vjeçar 🎂

A post shared by Rasim Thaçi Cima Official (@rasimthacicima) on

Këtë publikim, ai e ka shoqëruar edhe me një fotografi të tijën, ndërkohë që ka marrë urime të shumta nga ndjekësit, miqtë dhe familjarët e tij.

Rasim Thaçi lindi në vitin 1949 dhe ka luajtur në skeçe të shumta humoristike duke filluar me “Treshi Përsheshi” (1986-1990) që ka qenë jashtëzakonisht i pëlqyer. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483