Kosova

Sot Qeveria Kurti bie, Avdullah Hoti bëhet kryeministër

Njohësi i çështjeve politike, Ramush Tahiri mbrëmë në RTK ka thënë se Qeveria Kurti nesër do të bie dhe se votat do të jenë të mjaftueshme.

Sipas Tahirit, mandatin e kryeministrit do ta marrë Avdullah Hoti i LDK’së.

‘’Qevera Kurti do të bjerë. Votat janë të mjaftueshme për rrëzimin e Qeverisë. Qeveria Kurti rrëzohet. E vazhdon punën si qeveri në dorëheqje. Në bazë të Kushtetutës, presidenti ia jep mandatin LDK’së, Avdullah Hotin si kandidat për kryeministër. LDK do ta udhëheqë Qeverinë e ardhshme që vendi të mos shkojë në zgjedhje’’.

‘’Menjëherë javën tjetër pres formimin e Qeverisë me Avdullah Hotin si kryeministër’’

Leave a Reply

Your email address will not be published.