OPINION

Sot njerëzit për të qenë dikushi domosdoshmërish janë të detyruar që të zënë një pozicion të rëndësishëm në hierarkinë politike

Shkran: Ejup BERIShA
Sot këtu te ne po nuk je politikan nuk je askushi e po qe i tillë atëherë je gjithçka dhe gjithkushi.

Pra po nuk je politikan askush mirëdita nuk të thotë ndërsa mirmëngjes e mirmbrëma por edhe ditën e mirë këto përshëndetje të merr malli që ti dëgjosh sepse të njëjtat askush më nuk ti thotë. Kjo lë te kuptohet se bisedat më të gjata, serioze dhe përmbajtsore as që vijnë në shprehje të zhvillohen mes teje dhe individëve të tjerë. Askush pra stë llogaritë për person serioz dhe me reputacion po nuk je pjesë e politikës. Prandaj ky realitet të detyron deshte apo nuk deshte të bëhesh politikan me çdo kusht. Pra edhe me kusht nëse skajshmërisht e urren politikën ti je i detyruar që të bëhesh pjesë e saj. Populli lidhur ne këtë din të thotë Duhet me i rënë qafës dhe kokës për tu bërë me çdo kusht pjesë e politikës se përndryshe nuk të afrohet më askush afër. Duhesh të hyshë në politikë por jo të pozicionohesh gjithkund por aty duhet zënë post shumë të lartë dhe mjaft të rëndësishëm por dhe me peshë politik. Si përshembull President Republike,Kryetar Kuvendi, Kryeministër apo dhe ministër i ndonjë dikasteri shumë të rëndësishëm qeveritar. Duke i pasur parasyshë të gjitha këto që i thashë më lart edhe unë dua të bëhem politikan, Pse dua ti futem këtij aktiviteti të vështirë dhe shumë kompleks njerëzor dhe shoqëror, këtë jo që dua ta bëj me shumë dëshirë sepse edhe unë dua ta ruaj qetësinë dhe lirinë time individuale por këtë jamë i detyruar ta bëj pasiqë edhe unë dua të jemë dikushi në shoqëri dhe shtet sepse kështu siç jamë për momentin jasht rrjedhave dhe aktualitetit politik askush nuk po më trajton si njeri ndërsa po të jemë në politikë mendoj dhe shpresoj se do të më trajtojnë më mirë dhe më ndryshe pra më me shumë respekt dhe më me konsideratë njerëzit e tjerë. Pra dua të bëhem dikushi në politikë që të bëhem gjithashtu dikushi edhe në jetën e përditshme. Dhe ju informoj se hiq më pak e as më shumë dua të bëhem President Republike. Pse të mos bëhem a më thotë dikush pse jo?. Presidenti i Republikës është faktorë shumë i rendësishëm politik që i perfaqson shtetin dhe qytetarët brenda dhe jashta shtetit në raportet dypalëshe apo dhe shumpalëshe me shtetet e tjera. Ky duhet ti perfaqson këto dy interesa denjesisht pa favorizuar askend ne shtet pavarsisht preferencave që mund ti ketë si individ, ndërsa sa i përket përfaqsimit të qytetarëve ai këtë duhet ta bëj pavarsisht perkatëisise etnike dhe fetare të tyre. Parasegjithash Presidenti duhet të vendosë raporte të mira dhe korrekte politike në nje ambient tepër jokorrekt dhe të kundërthënshëm siç është vet ambienti politik. Presidenti duhet të ndërmjetsojë mes interesave të ndryshme dhe të fragmentarizuara politike të përfaqsuesve apo dhe subjekteve të shumta dhe të ndryshme politike. Ky duhet të bëj përpjekje që ti ulë në tavolinën e bisedimeve përfaqsuesit e kundërshtuar, të hidhëruar dhe në disa raste të konfrontuar politik. Presidenti duhet të jetë faktorë neutral politik i cili nuk duhet të anojë nga asnjë subjekt apo dhe opcion politik pavarsisht pozicionimit të tyre majtas,djathtas apo në qendër. Presidenti i Republikës duhet të jetë faktorë I pa-anshëm, neutral politik apo dhe apartiak sepse këtë nga ai e kërkon edhe Kushteuta e vendit. Gjithashtu Presidenti duhet të vendos kanale të hapura dhe të papenguara komunikimi me të gjithë në shtet duke filluar prej subjekteve politike,ekonomike,sociale, arsimore, kulturore dhe fetare. Kanalet e komunikimt duhet të jenë aktive dhe të hapura në çdo qast. Dhe për fund Presidenti duhet të jetë figure e butë dhe më e natyrshme politike në raport me faktorët e tjerë politik. Meqë Presidentët në RMV deri tani nuk kanë mundur ti realizojnë lirshëm ambicjet e tyre për pushtet më të madh në ambientin politik atëher Presdenti i Republikës duhet që butësinë e tij jo vetëm ta manifestoj por edhe ta sygjeroj në shtet dhe në shoqëri. Presidentët e deritashëm pesë sa kanë qenë të njëjtët kanë qenë më pak faktor agresiv në raport me pozicionet e tyre politike. Për dallim prej Kryeministrave të cilët kanë qenë më të interesuar që të punojnë për ngritjen dhe rritjen e skajshme të roleve dhe pozicioneve të tyre politike. Prandaj Presidentët duhet të jenë komunikativ, jopërjashtues si dhe konstruktiv në raportet e tyre me të gjithë subjektet dhe individët në shtet.