SPORT

Sot nisin ndeshjet e fundit të fazës së parë në Superligën e Kosovës

Java e 9-të e Superligës së Kosovës në futboll, ose e fundit për fazën e parë nis sot.

Në program sot janë dy ndeshje, të cilat luhen në Drenas e Obiliq.

Feronikeli pret Llapin, në takimin që e drejton gjyqtari, Genc Nuza. Nikli dhe skuadra nga Podujeva janë në pjesën e poshtme të tabelës, me shtatë respektivisht pesë pikë.

Në Obiliq, Arbëria si vendase takohet me kampionen në fuqi, Drita. Skuadra që drejtohet nga Arbnor Morina ka tubuar 11 pikë, ndërsa gjilanasit kanë 13 sosh dhe dy ndeshje më pak.

Të dyja takimet fillojnë në ora 14:00.