SHËNDETËSIA

Sot në Kosovë, 13 raste të reja me koronavirus dhe katër të shëruar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se sot gjatë ditës janë shënuar 13 raste të reja me koronavirus, ndërkohë katër pacientë i janë shtuar listës të të shëruarve.

Sipas njoftimit, sot janë kryer 113 teste, ndërkohë 13 teste kanë rezultuar pozitive. Të gjitha janë raste kontakti. 11 janë nga fshati Topanicë e Kamenicës, 1 në Prishtinë dhe 1 në Gjakovë.

Me këto raste të të infektuarve, numri i përgjithshëm është rritur në 125, ndërkohë numri i të shëruarve tash është 10.

“Sot më 01.04.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 113 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, trembëdhjetë (13) prej tyre kanë rezultuar pozitive. Sot me 01.04.2020 konfirmohen të shëruar edhe katër (4) pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është dhjetë (10). Rastet pozitive janë raste kontakti, 11 prej të cilëve me vendbanim në Topanicë, 1 me vendbanim në Prishtinë dhe 1 me vendbanim në Gjakovë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së të mërkurën mbrëma.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.