Kosova

Sot në Berlin diskutohet për hekurudhën Kosovë-Serbi, bisedimet udhëhiqen nga Gjuriq

Pas marrëveshjes për rikthimin e linjës ajrore midis Kosovës dhe Serbisë bisedimet do të zhvillohen sot në Berlintë Gjermanisë për rikthimin e linjës hekurudhore midis të dyja vendve pas më shumë se dy dekadave.

Siç raporton Tanjug duke iu referuar burimeve, delegacioni serb në këtë takim do të udhëhiqet nga drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq.

Sipas burimve  të Tanjug, “do të diskutohen vetëm tema tregtare, pasi kushti i Beogradit për vazhdimin e dialogut politik, i cili do të vazhdojë të zhvillohet nën kujdesin e BE-së, është heqja e taksës 100 për qind për mallrat nga Serbia qendrore dhe BiH e vendosur nga Prishtina.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Beograd përmes një shkrimi në Tëitter ka njoftuar se  emisari i Amerikës në bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka bërë të ditur se të gjitha palët janë pajtuar për rivendosjen e trafikut hekurudhor ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas njoftimit të Ambasadës së SHBA-së në Beograd, detajet e kësaj marrëveshje priten të diskutohen sot në Gjermani, transmeton Klan Kosova.

Pas vizitës në Prishtinë, Richard Grenell udhëtoi drejt Beogradit për t’u takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq të cilit po ashtu ia kërkoi që Serbia ta ndalojë fushatën kundër Pavarësisë së Kosovës.

Më pas Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Beograd përmes një shkrimi në Tëitter, njoftoi se ambasadori Grenell ka bërë të ditur se të gjitha palët janë pajtuar për vendosjen e trafikut hekurudhor ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas njoftimit të Ambasadës së SHBA-së në Beograd, detajet e kësaj marrëveshje priten të diskutohen sot (27.01.2020) në Berlin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.