Kosova

Sot mot me diell, këto janë temperaturat

Dita e sotme do të shoqërohet me mot kryesisht me diell dhe relativisht e qetë.

Kështu ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologji k i Kosovës përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook.

IHK ka njoftuar se tempereaturat maksimale do të arrijnë deri në 23 gradë celsius.

“Në vlerat e temperaturave minimale do të kemi rënie, derisa ato maksimalet do të shënojnë rritje. Kushtet biometeorologjike do të jenë të mira, përjashtuar kontaktit direkt të rrezeve të diellit, për shkak të vlerave të larta të indeksit UV. Temperaturat minimale do të zbresin deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë deri 23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-5 m/s”, bën të ditur IHK.