Kosova

Sot mblidhen pesë komisione parlamentare

Në Kuvendin e Kosovës sot  do të mblidhen pesë komisione parlamentare.

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike dhe Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe infrastrukturë, Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitetet, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, janë këto pesë komisionet parlamentare që do të mblidhen sot.

Në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti që do të mblidhet në orë 10:00 do të shqyrtohet vendimi i Qeverisë për kryetar dhe anëtarë të Bordit të Autoritetit Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare-ARKEP si dhe shqyrtimi i raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës (AKK).

Në ora 10:00 do të mblidhet edhe Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike dhe Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Rini dhe Sport. Në këtë komision do të jetë edhe Ministrja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci. Sipas njoftimit komisioni do të shqyrtoj raportin e auditimit të performances “Efektiviteti i ndërlidhjes së arsimit dhe aftësimit profesional me nevojat e tregut të punës”.

Po ashtu do të shqyrtohet edhe raporti i auditimit të performancës “Procesi i Licencimit të shfrytëzuesve të mineraleve ndërtimore e industriale dhe mbrojtja e ambientit nga kjo veprimtari”, ku i ftuar do të jetë ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, dhe KPMM.

Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë do të mblidhet në ora 13:00. Deputetët e këtij komisioni do të mbajnë takim me bordin mbikëqyrës të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës. Veç kësaj do të bëhet shqyrtimi dhe finalizimi i rekomandimeve për votim rreth dy raporteve vjetore nga mbledhja e kaluar.

Sot në Komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsion do të shpallet konkursi për zgjedhjen e drejtorit të Agjencisë Kundër Korrupsion (AKK).

Po ashtu në ora 13:00 do të mblidhet edhe Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore për Persona të Pagjetur dhe Peticione. Në këtë komisioni do të shqyrtohet propozimi për nismën legjislative lidhur me projektligjin për Mbrojtjen dhe Dhuna në Familje.

Shfaq më shumë
//zikroarg.com/4/3473483