
Tirana – Teuta, ose finalja e shekullit në Kupën e Shqipërisë, do të gjykohet nga arbitrat më të mirë të Kategorisë Superiore. Ndeshja do të drejtohet nga një gjashtëshe e gjitha me stemën e FIFA-s.
Kryesor do të jetë Eldorian Hamiti, ndërsa asistentët Ridiger Çokaj dhe Rejdi Avdo. Juxhin Xhaja dhe Kridens Meta (arbitra pas portës), ndërsa Dojando Myftari do të jetë gjyqtarë i katërt.
Finalja e madhe e Kupës së Shqipërisë Tirana-Teuta do të luhet në stadiumin “Air Albania” në orën 20:00.
add a comment