Bota

Sot do të varroset Prince Philip

HRH Prince Philip, Duke of Edinburgh, wearing his military dress uniform, circa 1990. (Photo by Terry O’Neill/Iconic Images/Getty Images)

Princi Philip do të varroset, këtë të shtune, në një ceremoni familjare që do të jetë e mbyllur për publikun, në Kalanë Windsor.

Princi ka ndërruar jetë në moshën 99 vjeçare, të enjten e javës së kaluar, transmeton Klan Kosova

Organizimi i funeralit do të bëhet sipas rregullave të vendosura nga Qeveria e Britanisë së Madhe, duke u zbatuar masat kundër përhapjes së COVID-19, shkruan BBC.

Të pranishëm në funeral pritet të jenë 30 persona, në mesin e tyre do të jetë edhe Princi Harry, i cili vitin e kaluar ishte larguar nga familja mbretërore dhe ka shkuar për të jetuar në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me gruan dhe djalin e tij.