Show Biz

Sot do të festonte 71-vjetorin, Loredana i bën dedikimin e ndjerë të atit

Në muajin maj të vitit që lamë pas, reperja Loredana Zefi humbi një ndër njerëzit më të shtrenjtë në jetën e saj.

Babai i saj u nda nga jeta dhe vdekja e tij e pikëlloi pamasë reperen.

Vazhdimisht në rrjete sociale ajo kujton me fjalë zemre të atin, i cili ditën e sotme do të mbushte 71 vjeç.

Sapo ka kaluar mesnata, Loredana ka bërë një dedikim të ndjerë për babain e saj, duke i bërë gjithashtu edhe një premtim, për ta bërë mamanë e saj sa më të lumtur.

“Gëzuar ditëlindjen babi! Edhe pse nuk je këtu për të festuar 71-vjetorin, unë e di që je krenar për mua. Unë do t bëj gjithçka për ta bërë mamin (gruan tënde) edhe më të lumtur! Gëzuar ditëlindjen babi”- janë fjalët e reperes.

Image
Image