Kosova

Sot Dita ndërkombëtare e fëmijëve, Kurti: Shteti duhet të kujdeset për fëmijë

Sot janë bërë 60 vjet nga deklarata për të Drejtat e Fëmijevë e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së dhe 30 vjet nga Koventa për të Drejtat e Fëmijëve.

Për këtë ditë ka shkruar edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përcjell FaktePlus.

Sipas tij, asnjë fëmijë nuk e meriton të mbetet pa kulm mbi kokë, e pa arsimim cilësor dhe se shteti duhet t’ia garantojë zhvillimin, mirëqenien dhe edukimin.

Postimi i tij i plotë:

Sot janë mbushur 60 vjet nga Deklarata për të Drejtat e Fëmijëve e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së dhe 30 vjet nga Koventa për të Drejtat e Fëmijëve. Neni 6, pika 2, i kësaj të fundit, thotë: “Shtetet Palë, marrin të gjitha masat e mundshme për të siguruar mbijetesën dhe zhvillimin e fëmijës.” Këtë detyrim duhet ta respektojë edhe Kosova. Fëmijës i duhet strehimi, kujdesi nga familja, shteti dhe komuniteti. Asnjë fëmijë nuk e meriton të mbetet pa kulm mbi kokë, e pa arsimim cilësor. Shteti duhet t’ia garantoj zhvillimin, mirëqenien dhe edukimin.

As 5% e fëmijëve të moshës nën 5 vjeç në Kosovë nuk janë të përfshirë në edukimin parashkollor. Edukimi i fëmijëve është e drejtë Kushtetuese. Çerdhet nuk janë luks por nevojë. Ato janë e drejtë e garantuar për të gjithë fëmijët, pa dallim gjinie, etnie, prejardhjeje apo besimi fetar. Prioritet i qeverisjes së re do të jetë edukimi i hershëm. Sa më shumë ngritje të cilësisë nëpër çerdhe e shkolla aq më pak fëmijë në rrugët e qytetit që punojnë për mbijetesë ose kërkojnë lëmoshë. Kemi aq shumë papunësi në Kosovë ndërkaq çdo i dhjeti fëmijë punon!

Sot, më 20 nëntor, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, dhe në çdo ditë tjetër që vjen, le të angazhohemi të gjithë së bashku që vizioni i shtetit tonë demokratik e social, të drejtë e zhvillimor, të realizohet nën buzëqeshjen e të gjithë fëmijëve të Kosovës.


Shfaq më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

//dooloust.net/4/3473483