Sot diell dhe vranësira, nesër reshje shiu dhe bore

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Në njoftimin e IHK-së behet e ditur se temperaturat maksimale të ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë celsius.

Sipas IHK-së, të enjten do të ketë vranësira të cilat parashihen me riga shiu, ndërkaq në viset në lartësi mbidetare 700 metra, parashihen fjolla bore.

“Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat ditën e enjte parashihen të shoqërohen me riga të shiut, ndërsa në vise me lartësi mbidetare mbi 700 m parashihen fjolla bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHK-së.

Njoftimi i plotë i IHK-së:

Moti për dy ditë 05-06.01.2022

Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat ditën e enjte parashihen të shoqërohen me riga të shiut, ndërsa në vise me lartësi mbidetare mbi 700 m parashihen fjolla bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes.

Go to TOP