Kosova

Sot bëhet zbulimi i shtatoreve të Shaban, Hamëz dhe Adem Jasharit në Drenas

Komuna e Drenasit, njofton të gjithë qytetarët se nga ora 08:00 deri 13:30, rruga “Shaban Shala” do të jetë e bllokuar për qarkullim.

Kjo bëhet për arsye se në sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenas do të mbahet manifestimi për zbulimin e shtatoreve të heronjve Shaban, Hamëz dhe Adem Jashari.

Gjithashtu njoftojmë se rruga “Ilaz Kodra” do të bllokohet për qarkullim nga ora 10.00 deri në ora 13.30.

Komuna përmes një njoftimi falënderon të gjithë qytetarët për mirëkuptim, me kërkesën që këtë ditë të shfrytëzojnë rrugët alternative për qarkullim të automjeteve, përkatësisht rrugën “Xhevat Demaku”

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.