Kosova

Sot bëhet certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve

Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të certifikojë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që janë mbajtur më 6 tetor 2019.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, tha për Koha.net se certifikimi bëhet në orën 16:00.

Kujtojmë se kanë kaluar një muaj e gjysmë nga përfundimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit në Kosovë, në të cilat Lëvizja Vetëvendosje doli fituese, me më së shumti vota, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Kryetarët e këtyre dy partive, Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Isa Mustafa i Lidhjes Demokratike të Kosovës, nga takimi i fundit, kanë diskutuar lidhur edhe me ndarjen e pushtetit, që nënkupton ndarjen e posteve, nga pozita e kryeministrit, e cila tashmë është përcaktuar si pajtim i të dy partive për Albin Kurtin, e deri te ndarja e posteve ministrore e nën-ministrore.

Megjithatë, asnjë marrëveshje nuk u kumtua se u arrit dhe gjithçka u la që të vendoset pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve.

Të dy janë deklaruar se takimet do të vazhdojnë pasi që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të certifikojë rezultatin zgjedhor.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483