Bota

ShBA-ja largon ushtrinë nga Somalia

Udhëheqësit ushtarakë amerikanë njoftuan sot se kanë tërhequr plotësisht ushtrinë nga Somalia.

Është një nga veprimet e fundit gjatë mandatit katër-vjeçar të presidentit të ShBA-së, Donald Trump, i cili mbaron më 20 janar, kur do të zëvendësohet nga Joe Biden.

Tërheqja e ushtrisë amerikane ndodhi më pak se një muaj para zgjedhjeve në atë vend afrikan. Ushtria amerikane ka trajnuar dhe mbështetur ushtrinë somaleze, duke përfshirë njësitë elitare në operacionet kundër terrorizmit.

Një kontingjent i caktuar ushtarësh të vendosur në Somali tani do të vendoset në shtetet e afërta, Kenia dhe Xhibuti, ku Shtetet e Bashkuara kanë baza të përhershme në Afrikë.

AP kujton se amerikanët njoftuan tërheqjen e tyre vitin e kaluar dhe se 15 janari ishte afati i fundit për largimin e ushtarëve të tyre.