Kuriozitet

Sonte sytë nga qielli! Një shi meteorësh do të shihni me sy të lirë

Sonte në mbrëmje ngrini sytë nga qielli pasi do të bëheni dëshmitarë të një shiu meteorësh.

Kulmi do të shënohet natën mes 12 dhe 13 gushtit, duke nisur nga ora 22:00 e mbrëmjes.

“Top Channel” raporton se do të mund të shihen deri në 50 meteorë në orë.

Për t’u bërë dhe ju dëshmitarë të kësaj mbrëmjeje magjike, duhet zgjedhur një vend i errët, larg nga qytetet, e nëse është e mundur në lartësi.

Ndërkohë hëna do të jetë e plotë më 15 gusht dhe si rrjedhojë do të ndriçojë jo pak në netët kur do të mund të shihet fenomeni.

Astronomët sugjerojnë se duhet parë në drejtimin veri lindje!