Kosova

Sonte asnjë rast me koronavirus në Gjilan, Haziri: Ta mbyllim infeksionin me sonte

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka njoftuar se 17 mostrat e testuara si të dyshuara për koronavirus kanë dalë negative.

Ai tha se po shpresojnë se sonte të mbyllim infeksionin sipas kontakteve nga ditët e fundit.

“Do të vazhdojmë t’i monitorojmë dhe mbështesim 26 rastet e prekura. Urojmë shërim të shpejtë dhe mbylljen edhe të këtij burimi të infeksionit”.

Ai po ashtu ka njoftuar se kanë filluar aksionin për ndihmë të të riut, Ilir Behluli, që u diagnostifikua me leukemi dhe ka nevojë urgjente për grumbullimin e parave për t’u shëruar në Turqi.

“Ndërkohë, përpos aksionit për familjen Maloku, kemi filluar edhe aksionin për ndihmë ndaj Ilirit Behlulit dhe me kërkesën e babait të tij, këtë aksion për grumbullimin e mjeteve e kemi filluar tri ditë më parë. Apeloj njerëzit e vullnetit të mirë që ta mbështesin Ilirin për t’iu kthyer jetës normale. Ilir, do ta mundim pandeminë dhe leukeminë”.

I pari i Gjilanit falënderoi edhe Klan Kosovën që solli koncertin me Dritëro Shaqirin në këtë kohë pandemie.

“Për fund, dëshiroj ta falënderoj drejtorin e Klan Kosovës, Adriatik Kelmendi dhe stafin e këtij televizioni për realizimin e koncertit PËR TY GJILAN, në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit!”.