Kosova

Sonja Liht: Serbia e Kosova s’kanë si të shkojnë në familjen europiane pa zgjidhur raportet mes vete

Kryetarja e Fondit të Beogradit për Ekselencë Politike, Sonja Liht, thotë se mungesa e besimit nuk është tipar vetëm i Serbisë dhe i rajonit, por edhe i Europës dhe botës. Prandaj, siç ka thënë ajo, temë kulmore e Forumit të dhjetë të sivjetshëm të Sigurisë të Beogradit do të jetë “Nuk ka paqe pa besim”, raportojnë mediat e Beogradit.

ka thënë se diskutimi special në këtë ngjarje “Nuk ka zgjidhje pa besim” i kushtohet dialogut midis Beogradit e Prishtinës dhe ndërlidhet drejtpërdrejt me temën kulmore të Forumit.

“Presim konfirmimet për pjesëmarrje nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti, ndërsa kemi konfirmimin e të deleguarit special të BE-së për dialogun midis Beogradit e Prishtinës , Mirosllav Lajçakut, si dhe të përfaqësuesit special të presidentit të ShBA për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer”, ka thënë Liht duke shtuar se është gati e sigurt se moderatorë në panelin me presidentin serb do të jetë ministrja e Jashtme e Norvegjisë, Ine Marie Erikson Soreide.

Besimi është themel mbi të cilin mbështetet çdo dialog, i ka thënë Liht agjencisë serbe të lajmeve Tanjug, duke përmendur dialogun Beograd – Prishtinë, që do të zhvillohet në kuadër të Forumit më 22 tetor dhe të pritshmërive që çdo dialog serioz do të japë ca rezultate.

E pyetur nëse çështja e shtruar si bazë për bisedë në diskutimin special me Vuçiqin, Hotin, Palmerin e Lajçakun – nëse ka skenar sipas të cilit të dy palët pranojnë njëra tjetrën dhe vendosin marrëdhënie diplomatike – prejudikon ndonjë përgjigje, Liht ka thënë se nuk prejudikon, prandaj gjithë çfarë pret është shumë më e gjerë se kjo, se do të bisedohet mbi elementet e procesit të normalizimit të marrëdhënieve.

“Duam bisedime serioze dhe që të kuptohet edhe në Beograd, edhe në Prishtinë ajo se rruga europiane është rruga në të cilën të dy shoqëritë duan të shkojnë”, ka thënë Liht duke shtuar se është e vështirë të marrim me mend të bëhemi pjesë e familjes së gjerë para se të zgjidhim marrëdhëniet tona të brendshme, transmeton Koha.net.

Forumi i sivjetshëm i Sigurisë i Beogradit do të jetë online për shkak të situatës me pandeminë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.