Show Biz

Soni Malaj rrëfen se klipi i baladës “Të dua ty” është historia e prindërve të saj

Soni Malaj është njëra ndër këngëtaret më të njohura dhe më të suksesshme të skenës muzikore shqiptare. Shumë prej këngëve të saj janë kthyer në hite, sidomos baladat që ajo këndon. Një ndër këngët më të dashura të publikut është “Të dua ty”.

E ftuar në emisionin Soiree me Jonida Shehun në Top Channel ajo ka treguar disa detaje që nuk i dinim për këtë këngë.

Soni ka treguar se ka qenë e shtyrë gjithmonë nga babai i saj që ajo të fokusohej te baladat dhe jo te këngët ritmike.

“Në fakt baladën që kam ‘Të dua ty’ jam munduar që klipin ta bazoj te historia prindërve të mi”, ka treguar këngëtarja e njohur.

“Nismëtari që unë të merrja pjesë me baladën ‘Ndarja’ në Top Fest në Top Channel ka qenë im atë, sepse unë kam dashur të merrja pjesë me këngën ‘E vogla”’. Ai i dashuronte baladat e mia dhe më shtynte drejt tyre”, ka thënë ajo më tej.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.