SPORT

Soni e çon Tottenhamin në rrethin e pestë të FA Kupës

Son Heung-min i Tottenham Hotspur ia siguroi ekipit të tij fitoren në ndeshjen e kthimit kundër Southamptonit në rrethin e katërt të FA Kupës angleze pasi penaltia e tij e goditur qetë në minutat e fundit të ndeshjes i dha fund dilemës së fituesit me rezultatin 3-2.

Fituesit e 8-fishtë të kupës angleze, Tottenham, avancuan në minutën e 12-të si pasojë e një autogoli nga Jack Stephens por Southamptoni u rikthye në lojë përmes Shane Long.

Southamptoni u duk sikur po shkonte drejt një fitoreje të merituar kur Danny Ings shënoi për rezultatin 2-1 përmes një kundërsulmi të shpejtë në minutën e 72-të, por goli i Lucas Mouras i barazoi sërish shifrat.

Teksa të dy skuadrat po kërkonin fitoren, Tottenhami ia doli të arrinte këtë përmes Sonit i cili u pengua brenda zonës së penaltisë nga portieri i Southamptonit, Angus Gunn, para se të ngrihej e të shënonte nga pika e bardhë.

Tottenhami do të përballet me Norwich Cityn në rrethin e pestë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.