OPINION

SONDAZHET nëpër TV dhe nëpër mediat sociale, po prodhojnë FAKE NEWS!

Shkruan: Fadil MALOKU
Kohëve të fundit nëpër TV-ne e medie sociale, por, edhe agjensione e portale të ndryshme po publikohen disa gjëja “sondazhe” përmes të cilave gjoja “votuesve online” u jepet mundësi të shprehin mendime dhe qëndrime të tyre, për tema pandemike politike. Këto gjëja sondazhe, sikur të organizoheshin dhe sidomos të përcilleshin nga një dore e një eksperti apo sociologu që merret me këtë punë, padyshim që nuk do të kishte asgjë të keqe, ngase do të aplikoheshin standardet e një investigimit shkencore dhe para së gjithash parametrat e ditur metodologjik që në këso rastesh dinë shkallen e plausibilitetit kogja ta ofrojnë me gjendjen dhe statusin social te opinionistëve të caktuar nga çfarëdo qoftë lëmi. Por, mjerisht me këto tipe “sondazhesh” nuk po ndodhë kështu! Përse dhe për çfarë qëllimesh organizohen e dinë më së miri ata që e bëjnë dhe i organizojnë këto forma autosugjestive mbi publikun kosovar?! Me siguri tani ndoshta nuk do të ishte edhe gjithaq korrekte t’ua kontestojmë këtë të “drejtë” legjitime për të krijuar klimë dhe disponim qoftë pozitiv (të fituesit!) apo negativ (të humbësit!). Ajo çka në në fakt mendojmë se kemi të drejtë të kontestojmë me këtë rast, ka të bëjë kryesisht me qëllimet për t’i keqpërdoruar dhe manipuluar “të dhënat” e fituara nga tereni në mënyrë tejet të sofistikuar, duke u munduar kështu që këto të “dhëna” të na i prezantojnë si rezultat i studimit apo investigimit të bazuar ekskluzivisht në argumente dhe metodologjinë shkencore (sociologjike) !?

Shikuar kështu me këtë dioptri të një sociologu me përvojë gati njëzet vjeçare (mund të them me kompetencë) fitohet përshtypja pothuajse se shumica e këtyre “sondazheve” po bëhen për shkaqe dhe qëllime marketingu dhe tendencës se një autosugjestioni kolektiv (që nënkupton pra një formë e autosugjestionit të “dhunshëm”!) me një porosi të vetme që të fuqizohen dhe favorizohen parti. Pra, për t’i ikur politizimit të referimit të rezultateve nga këto hulumtime “empirike”, rezultatet do të duhej jo vetëm t’i organizojnë por padyshim edhe t’i interpretojnë (natyrisht gjithnjë duke pas parasysh metodologjinë dhe standardin shkencore) interpretojnë vetë hulumtuesit përkatësisht ekspertët e lëmive përkatëse pra shkencëtarët, e jo njerëzit jokompetent! Ngase, kështu rezultatet empirike bëhen ngadalë bazë e sigurt për të prurë vendime të ndryshme politike, ku punëtorëve të ndryshëm shkencor (sociologeve te rinj para se gjithash) u hapen mundësit e kyçjes së tyre në ekipe të shkencëtarëve që punojnë sipas skemës sistemore nëpër serviset e ndryshme politike, që udhëheqin proceset demokratike në shoqëritë e tranzicionit. Por sa ndikojnë eventualisht ne qëndrimet e opinionisteve dhe të qytetareve këto forma te organizimit te hulumtimit te opinionit? Padyshim qe kjo është edhe porosia që me këto far “sondazhesh” të zgjohet një huti e tipit se ky apo tjetri subjekt do te fitojë në zgjedhjet nacionale te 12 dhjetorit! Por, duhet kuptuar se sondazhe te tipit te shkalles se larte te besueshmërisë ne Kosovë e akoma nuk kemi. Për këtë shkak puna e investigimit te opinionit mbetet akoma ne shkalle amatoreske dhe jo shkencore. Këto janë te tilla edhe për një fakt: Studimet me shkallë të lartë plausibiliteti (besueshmërie) kane një kosto te larte financiare dhe kërkojnë një ekip te tere ekspertesh dhe natyrisht kohet për t’u ushtruar kjo forme e investigimit te opinionit publike, gjë që mendoje asnjë nga subjektet.

Sondazhet ne shtetet ne tranzicion.

Në shtetet me traditë të shkurtër demokratike, zakonisht ne fund te mandatit qeverise të çdo Qeverie, shihet si e arsyeshme të bëhen bilance dhe analiza të ndryshme rreth sjelljes së verdiktit para dhe pas marrjes se mandatit, në mënyrë qe jo vetëm të regjistrohet shkalla e rënies apo edhe eventualisht ngritjes se besueshmërisë së opinioneve dhe qëndrimeve te këtij verdikti, por para së gjithash edhe për shkak të shqyrtimit dhe analizave të mundshme krahasuese për konkurrimet e mëtejme. Interesi pra, që të parashikohen sa më përafërt rezultatet e plausibilitetit, nëpër vendet e ndryshme, (posaçërisht në ato postkonfliktuoze) sa është një çështje e admirueshme dhe falënderuese, aq është edhe kontestuese dhe mjaft problematike. E admirueshme dhe falënderuese ngaqë, rezultatet (çfarëdo qofshin ato) paralajmëruese, diskurseve të ndryshme politike që tentojnë të hyjnë në spiralen e garës paraelektorale, gjithnjë synojnë t’ua tërheqin vërejtjen atyre, mbi; potencialin e mundshëm votues te vendit, pastaj shkallën e animimit të tyre trupit elektoral gjatë dhe pas fushatës elektorale. Ndërsa, është kontestuese dhe problematike, ngaqë shumica e kompanive që merren me këtë problematike sensitive, vështirë e kanë të ruajnë integritetin dhe sovraniteti e vete pa rënë nën kurthet premtuese te liderëve dhe partive te ndryshme politike. Mjeshtëria e hulumtimeve empirike sociologjike, përkundër disa tentativave që të ngrihet niveli I sofistikimit dhe I profesionalizmit në mbledhjen e “fakteve”, ende është një zanat i panjohur për hulumtuesit shkencor Kosovar, ndërsa për diletantët në media dhe OJQ-ët që pretendojnë të merren me këtë problematikë shumë serioze dhe përgjegjëse, as qe mund te flitet për ndonjë kualitet te ri te shënuar. Sondazhet ne shtetet demokratike. Në vendet me traditë demokratike, sidomos në SHBA , ekzistojnë agjensione dhe grupe të tëra ekspertësh (shkencor) të cilët merren me thellësinë e sjelljeve, pastaj ecejaket e verdiktit te vendit gjatë dhe pas situatave zgjedhore. Në këtë drejtim do të thoshim se; natyra komplekse e hulumtimeve të këtilla e sidomos sjelljes apo qëndrimeve të verdiktit në situatat parazgjedhore, do të mund të reduktohej apo identifikohej në një kalkulim të vetëm dhe të mundshëm; “Cila vote, për cilin subjekt dhe në cilën kohë”, ashtu siç veprojnë sidomos hulumtuesit amerikan mbi sjelljet e elektorateve parazgjedhore. Sipas kësaj skeme, pjesa e pare e sentencës “ cila vote, për cilin subjekt”,ka të bëjë para së gjithash me strukturën; socioekonomike, sociokulturore dhe atë demografike të trupit votues, pastaj me konstatimin e karakteristikave specifike të votuesve të partive të ndryshme. Pjesa e dytë e sentencës (“në cilën kohë”), si duket është me e vështirë për t’u diagnostifikuar, meqë duhet dëshmuar për c’shkak votuesit përcaktohen vazhdimisht vetëm për njërën parti politike, ku më pastaj do të hulumtoheshin shkalla e stabilitetit si edhe preferencat tyre në situatat para dhe pas zgjedhjeve. Pra fjala është për referencat që kanë të bëjnë me natyrën e asaj që mediat e quajnë opinioni publik.

Por që është në esence opinioni publik? Definimi më i shkurtër sociologjik për opinionin është se ai: “është një tiran vulgar, i parespektueshëm dhe anonim, që në mënyrë të kujdesshme e bënë të pakënaqshme jetën e secilit që nuk është i kënaqur të jetë njeri mesatar…”. Raporti i opinionit publik me natyrën e hulumtimit. Mund të themi se sot mund të interpretohet në dy mënyra; Njërën, që ka të bëjë me forcimin e proceseve demokratike, përkatësisht shtimin e pjesëmarrjes së qytetarëve në proceset politike, dhe tjetrën, e cila ka të bëjë me manipulimin e opinionit publik nga ana e mediave dhe elitave të ndryshme politike për qëllime të përfitimit apo animimit të këtij opinioni. Në rastin e pare, hulumtimet e opinionit publik munden t’i shtyjnë partitë politike që t’i rishqyrtojnë strategjitë e tyre, gjithnjë duke u bazuar në referencat dhe disponimin e zgjedhësve, si edhe të ndikojnë në edukimin dhe krijimin e klimës demokratike. Hulumtimi I referencave partiake, në kushtet dhe rrethanat në të cilat gjendet aktualisht niveli I emancipimit politik I elektoratit Kosovar, do të thoshim mund të bëhet jo nga mediat, ku jo rrallë here gjatë fushatës paraelektorale në Kosovë, ka të ngjarë që redaktorët dhe gazetarët e ndryshëm (pa kurrfarë ndërgjegje profesionale!?) hulumtimet empirike e I kanë “eksploatuar” (apo më mire me thënë keqinterpretuar!?)si pjesë të qëllimeve të tyre jo edhe aq politike sa atyre sensacionale dhe rritjes së rejtingut të tyre medial. Është e njohur nga përvoja e vendeve demokratike se rastet e tilla, mediat më tepër janë prirura t’i konsumojnë si sensacione se sa adresime politike, në mënyrë që ata ta sfidojnë tregun e pamëshirshëm të konkurrencës lojale dhe jo lojale te vendit. Ne rastin tone, tragjikja qëndron në atë se nuk konsumohet as reflektimi I pare e as ai I dyti. Kjo ndodhë kështu, gjithnjë kur lihet pas dore shkenca (sociologjike që me kompetenca merret me këtë aspekt) e cila më së miri I dine adresimet dhe rekomandimet e hulumtimit të opinionit publik. Themi kështu, ngaqë edhe ne duhet të mësohemi që shkenca të mos pajtohet me statusin e sajë kabinetik të konfirmimit të ideve, dhe Projekteve hulumtuese, por të marrë aktivisht pjesën e përgjegjësisë që I takon në ndërtimin e institucioneve dhe raporteve të reja të demokracisë në Kosovë. Dukurinë e rritjes së numrit të hulumtimeve te tipit te “sondazhomanisë”, dmth. qasjeve apo pretendimeve që të merremi me prognoza paraelektorale, është një qasje që duhet ta përcjellë transparenca dhe fleksibiliteti I shoqërisë, ngaqë këtë e kërkon edhe natyra e pluralizmit të cilin e kemi kërkuar aq shumë si shoqëri. Për t’i ikur aspekteve të ndryshme të politizimit të interpretimit të rezultateve të ndryshme empirike në mjediset mediatike publike, rezultatet e hulumtimeve empirike shkencore patjetër do të duhej t’i interpretonin vetë hulumtuesit, përkatësisht ekspertët dhe shkencëtarët me thirrje shkencore, e jo njerëzit qe akoma enden neper korridoret e fakulteteve për një diplome akademike!Konceptin e opinionit publik, zakonisht e hasim në shtyp dhe gjithnjë e ndërlidhim me jetën politike të një vendi, ku zakonisht thuhet se; aktet e ndonjë qeverie, p.sh. kanë (apo nuk kanë)përkrahjen e e opinionit publik, apo aksioni ushtarak i një qeverie ka përkrahje të opinionit të vetë të brendshëm, siç po bëhet sot në SHBA, rreth debatit për intervenimin ne Irak dhe zgjedhjet qe o mbahen mes republikaneve dhe demokrateve Opinioni publik, dinë të bëhet ngandonjëherë pengesë e madhe për realizimin e shumë planeve (politike, ekonomike, apo ushtarake) të qeverive të ndryshme, aq me tepër edhe ie shteteve qe nuk kane siguri dhe stabilitet te duhur ekonomik, siç janë shtetet e tranzicionit. Si përkufizohet opinion publik ne Amerike?. Në këtë kontekst, opinioni publik sot mund të përkufizohet si formë e jetës politike, në të cilën qeveritë dhe qytetarët duhet të kujdesën për përkrahje apo kundërshtim të qëndrimeve të ndërsjella. Ruzvelti, psh. thuhet se e ka ditur që opinioni amerikan më 1941, ka qenë kategorikisht kundër involvimit të SHBA-ve në luftën (e dytë botërore) e Evropianëve, për atë shkak atij I është dashur ta pregadisë ngadalë (por sigurt!) opinionin Amerikan për invadimin e mëvonshëm që do pasoje me aleatet tjerë! Po ashtu, p.sh. gjashtëdhjetë vite më vonë në luftën e Kosovës, Bil Klintoni, pikërisht duke iu adresuar saktësisë së hulumtimeve empirike të qëndrimeve të qytetarëve amerikan e pak a shumë edhe disponimit ndërkombëtar, përmes NATO-s, u involvua në misionin paqësor në Kosovë. Këtij ndikimi fuqizues kisha me thënë edhe në luftën me Irakun iu përmbajt edhe ish kryetari I kaluar I SHBA-ve, Xhorxh Bush, I cili mjeshtërisht e shfrytëzoi mendimin e opinionistëve edhe për ngritjen e kuotës së rejtingut të tij në opinionin amerikan, që ngandonjëherë shkonte gjere në 70% . E njëjta gjë mund te thuhet edhe për situatën e ngjashme, ku rejtingu I tij sipas të gjitha anketave ishte nën nivelin e kandidatit demokrat Kerry! Koncepti i opinionit publik, pra thënë më së shkurti ndërlidhet apo komplementohet me atë të lirisë së shprehjes së mendimit të lire të opinionistëve, kurse në rastet tona do të ishte më e arsyeshme (në kuptimin se jemi një demokraci e brishtë!) me këtë perceptim të nënkuptojmë një lloj kundërpërgjigje ndajë pushtetit ekzekutiv. Do ditur po ashtu se opinioni publik, si fuqi politike dhe si formë e prurjes së vendimeve në shoqëritë bashkëkohore për herë të parë është përdorur në polisin grek dhe kishte kuptimin e artikulimit të vullnetit të qytetarëve grek.

A ka të bëjë gjithnjë opinion publik me “vullnetin e popullit”?

Sot, botëkuptimi mbi opinionin publik duket që e ka humbur prefiksin e “vullnetit të popullit”(!), ngase thjesht mes mendimeve (përshtypjeve, qëndrimeve, qëllimeve) të qytetarëve dhe pushtetit ekzekutiv të shoqërive të ndryshme është duke u ndërtuar një rrjetë e tërë ndërmjetësuesish siç janë; partitë politike, mjetet masovike të komunikimit (shtypi, radio,Interneti e sidomos TV-ja!), parlamenti dhe format tjera të komunikimit publik.Së këndejmi edhe ne në Kosovë, duhet të mësohemi në këtë tip rrjetëzimi apo shkapërderdhje të asaj që e quajmë apo e definojmë si opinion të lirë publik. Për t’u parashikuar në mënyrë të suksesshme sjelljet e zgjedhësve, posaçërisht meqenëse një numër I tyre këtë opinion apo qëndrim qytetar , ai e shpallë i shtyrë nga konteksti social, pra nga .Për t’i ikur politizimit të referimit të rezultateve nga hulumtimet e ndryshme empirike, rezultatet e hulumtimeve empirike do të duhej të interpretojnë vetë hulumtuesit përkatësisht ekspertët e lëmive përkatëse pra shkencëtarët, e jo njerëzit jokompetent. Sepse, vetëm kështu rezultatet empirike mund të bëhen ngadalë bazë e sigurt për të prurë vendime të ndryshme politike, ku punëtorëve të ndryshëm shkencor (sociologeve të rinj para së gjithash) u hapen mundësit e kyçjes së tyre në ekipe të shkencëtarëve që punojnë sipas skemës sistemore nëpër serviset dhe agjensionet që udhëheqin proceset demokratike në shoqëritë e tranzicionit. Por, a u besojmë ne “sondazheve” ? Dilemat mbesin edhe më tej, gjersa me këtë zanat merren amatorët e jo profesionistët.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483