SPORT

Solskjaer nuk pret transferime në janar nga United

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer nuk pret ndonjë transfer të madhe gjatë afatit të janarit

“Është vështirë që të parashikojmë se si është situata financiare, nëse skuadrat kanë nevojë të shesin apo nëse ato kanë para për të blerë”, tha norvegjezi gjatë konferencës për gazetarë/

“Të jem fer, nuk mund të parashikoj fitimet dhe humbjet”.

“Bota, financiarisht është e dobësuar, bota e futbollit ka ndryshuar po ashtu, varet edhe nga situatat e lëndimeve në skuadër. Jam shumë i lumtur me skuadrën që kam, gjithnjë po bëhemi më të fortë. Ende ka probleme çdo javë, pasi që po mbesim me 18 lojtarë në skuadër: cilin duhet ta lë në shtëpi, dikush i sëmurë? Unë ndihem mirë kështu si jam”. /GazetaExpress/