EKONOMI

Sokol Havolli emërohet zv. guvernator i BQK-së

Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka emëruar zv.guvernator, ish këshilltarin e Isa Mustafës, Sokol Havollin.

Në mbledhjen e mbajtur më 28 qershor 2018, BQK ka miratuar vendime, e po ashtu ka emëruar zëvendësguvernatorin e vet.

BQK ka miratuar, Rregullore për Sistemin e Pagesave Ndërbankare; Pasqyrat Financiare për tremujorin e parë të vitit 2018; dhe Emërimin e z. Sokol Havolli Zëvendësguvernator të Bankës Qendrore.

Bordi i Bankës Qendrore, gjithashtu u njoftua me raportin tre mujor janar-mars 2018 të Auditimit të Brendshëm dhe raportin mujor të Guvernatorit/Bordit Ekzekutiv.

Sokol Havolli më parë ishte pjesë e kabinetit të Isa Mustafës nga Lidhja Demokratike e Kosovës.