Kosova

Sokol Haliti: Besoj që koalicioni LDK-VV do të ndodh, Vitia duhet të kyçet në autostradë

Sokol Haliti, Kryetari i Komunë së Vitisë nga radhët e LDK-së ka thënë se beson që koalicioni VV-LDK do të ndodh.

“Qytetarët e kanë dhënë verdiktin e vet gjatë zgjedhjeve, ata që janë përgjegjës për këtë do të formojnë institucionet, do të miratojnë buxhetin, funksionet për qytetarët e Kosovës do të bëhen shumë shpejt”.

Ai në Sytë Shtatë ka deklaruar se Vitia duhet të ketë kyçje në Autostradën  e Gjilanit.

“Unë  në Konferencën e Paqes që kemi pasë në Tiranë ua kamë bërë me dije pjesëtarëve edhe të LDK-së dhe të VV-së që ne duhet të kemi kyçje në autostradën e re të Anamoravës”.

“Cilado qeveri që vjen duhet të zbatojë vendimin e qeverisë së tanishme që ka për kyçjen e Vitisë në autostradë”.

Haliti po ashtu theksoi se Qeveria Haradinaj ka ndarë shumë pak buxhet për Komunë e Vitisë.

“Shkalla e parë dhe e dytë në një shtet duhet të kenë bashkëpunim. Ne ndihmë kemi pasë nga Qeveria Haradinaj por ka qenë pak në krahasim me Komunat tjera, ku Deçani dhe Rahoveci kanë pasë buxhet të ndarë deri në 10 milionë euro. Ndërsa ne për kanë ndarë 300 mijë euro”.

“Duhet të kemi më shumë buxhet të ndarë për Komunën tonë pasi ka numër të madh të banorëve”, tha Haliti.

Shfaq më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

//dopansearor.com/4/3473483