KULTURË

Sofra e dhimbjes

Dhimbja që po e përcjell nëpër vite,
Të zhdukur fëmijët bashkë me babanë,
Nënë Ferdonija me fotografitë dhimbjen ndanë,
E mjerë kjo grua, sa lotë në faqe i ranë.

Në sofër e vetme ulet por me pjata plotë,
Burrin me djem të zhdukur, vendin s’ua lë bosh,
Edhe këto vite pas lufte sofra shtrohet njësoj,
Por katër karrige të zbrazëta, që lufta ia shkatrroj.

Fotografi kudo, kujtime që vrasin shpirtin e nënës së mjerë,
Dikë lufta e goditi rëndë, ia mbylli gjithmonë atë derë,
Në shtëpi gjithçka duket e zymtë, po për Ferdonijen kanë jetë,
Këtë nënë të gjallë e mban shpresa, t’i kthehen djemtë ajo i pret.

Poezi nga Agim E. Gashi