Show Biz

“Smells Like Teen Spirit” nga Nirvana arrin 1 miliard shikime në YouTube

Videoklipi klasik i Nirvanës, “Smells Like Teen Spirit”, është shikuar 1 miliard herë në YouTube, sipas shifrave zyrtare.

Rockerët e epokës grunge, të përbërë nga Dave Grohl, Krist Novoselic, dhe vokalisti i ndjerë Kurt Cobain, e arritën këtë me promon për vitin 1991 në fillim të këtij muaji, ndërsa lajmi u bë i ditur në faqen zyrtare të fansave të bendit në Facebook në Ditën e Krishtlindjes.

“Faleminderit të gjithëve!!!!”, – shkroi basisti Novoselic në llogarinë e tij në Twitter, shkruan KOHA Ditore.

Image

“Guns N’ Roses” kanë kryesuar rezultatet në të dy kategoritë e viteve 1980 dhe 1990, duke e zënë vendin e parë me “Sweet Child O’ Mine” dhe “November Rain”.

Axel F i Crazy Frog e zuri vendin e parë për vitet 2000 me afro 2 miliardë shikime.

Ndërkohë hiti i Luis Fonsi Despacito me Daddy Yankee e zuri vendin e parë për vitet 2010 me mbi 6.5 miliardë shikime.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483