Show Biz

Skivi dhe Donjeta së shpejti me bashkëpunim

Reperi i njohur shqiptar, Skivi, ka paralajmëruar projektin e ri muzikor.

Këtë herë, ai ka bashkuar forcat me këngëtaren Donjeta Morina dhe tashmë kanë nisur punën për projektin e përbashkët.

Këtë e bëri të ditur vet reperi përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në llogarinë e tij personale, Instagram.

“Menemadhe, së shpejti”, ka shkruar krahas imazhit artisti shqiptar, ndërsa tregon se ka bashkëpunuar me producentin nga Ferizaji, Bini Diez.

Ndërkaq, videoklipi i tyre duket se i është besuar Imagine Films.

Ndonëse nuk kanë zbuluar më shumë detaje, kjo këngë e dyshes padyshim se do të mirëpritet nga publiku.

Artistët në fjalë janë shumë të pëlqyer nga publiku, të cilët po ashtu janë mjaft të pranishëm edhe në mbrëmje të ndryshme muzikore. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.