Show Biz

Skerdi dhe Elinel paralajmërojnë bashkëpunim për një këngë të re

Reperi i njohur shqiptar, Skerdi, e ka filluar vitin me plot projekte muzikore përfshirë edhe bashkëpunimet me emra të njohur të skenës.

Dhe këtë herë, ai ka vendosur të sjellë një bashkëpunim me reperin e njohur Elinel.

Lajmin e bëri të ditur përmes disa postimeve që ka ndarë me ndjekësit në llogarinë e tij zyrtare, Instagram.

“Skerdi dhe Elinel – Vaj, së shpejti”, ka qenë përshkrimi sipër imazhit, në të cilin po ashtu tregon se ka punuar me producentin nga Ferizaj, Bini Nebihu.

“Është një super këngë dashurie mos të them nga më të mirat që kam bërë”, ka shkruar Skerdi në tjetrin postim.

E fundit këngë e publikuar nga Skerdi Ago mban titullin “Tradhtare 2” që vjen pas asaj të parës, të cilën e ka lansuar në vitin 2017.

Projektet e tij janë shumë të pëlqyera dhe në platformën YouTube kanë mbledhur klikime të shumta.