OPINION

SKËNDERBEU SHPËTIMTARI I KOMBIT , DHE EUROPES

Shkruan: Erald SELCA

Gjergj Kastrioti -Skënderbeu Kryeheroi ynë kombëtar mbreti ynë superstrategu ushtarak Gjenerali e diplomati ynë ishte shpëtimtari i kombit tonë dhe terë Europes për më tepër se 25 vite kur përballoi një superfuqi botërore Perandorinë e tmerrshme otomane.

Unifikoi kombin unifikim ky që po na mungon dhe sot dhe përballoi armiqët e Shqipërisë sa pati frymë .
Historia e ka vlerësuar madhështinë e tij prej gjigandi , dhe Europa mosmirënjohese një pjesë e saj që bashkëpunonte me otomanet do duhej ta dinë se po të mos ishte Skënderbeu sot gjuha turke do ishte gjuhë zyrtare e krejtë Europes .

I vetëm pa ndihmë të askujt me forca vetanake përballoi agresion pas agresioni duke dërrmuar dhe zprapsur forcat armike në numër me të shumtë .

Kombi dhe bota do duhej ti binë në gjunjë kryeheroit tonë , kryetrimit tonë Gjeneralit të Gjeneralëve babait të kombit tonë Skënderbeut lavdimadh që për të gjallë të tij kurrë nuk u mposht dhe ja nderoi lart emrin Shqipërisë sonë të dashur e të shtrenjtë .