Skenderaj, shkollat bëjnë fushatë për Bekim Jasharin

Zyrtarizmin e kandidaturës për kryetar komune, Bekim Jashari, e bëri para qytetarëve të Skenderajt.

Por, aty pati edhe nën moshën 18 vjeç gjë që nxiti reagim nga opozita, e cila siç tha njoftimet për tubim u shpërndanë në rrjetet sociale të shkollave e u keqpërdorën fëmijët, njofton Klankosova.tv.

Klan Kosova ka  kontaktuar me drejtorin e arsimit të këtij qyteti Bekim Latifi, i cili tha se nuk është kompetent të flas për këtë.

Derisa drejtori i gjimnazit “Hamëz Jashari”, Hajdar Beka, tha se postimi është bërë mirëpo më të parë është larguar menjëherë.

Kurse kontakti me Drejtoreshën e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët, “Shaban Jashari” ishte i pamundur.

Go to TOP