Kombëtare

Skenderaj pa të prekur me Covid-19, qytetarët thonë se po respektojnë masat

Qytetarët e Skenderajt janë duke i respektuar masat e kërkuara e edhe në orët kur lejohet lëvizja, qytetarët nuk janë parë duke lëvizur në numër të madh.

Kjo komunë vazhdon të mos e ketë asnjë të prekur me COVID-19.

E, kjo situatë, sipas kryetarit Bekim Jashari, është falë bashkëpunimit të qytetarëve me institucionet, transmeton KOHA.

Pas mbylljes së shumë bizneseve për shkak të pandemisë, disa prej tyre janë rihapur, por për këtë veprim janë ndëshkuar nga Inspektorati komunal.

Në mesin e bizneseve të ndëshkuara ka edhe të tilla që kanë shfrytëzuar situatën për të ngritur çmimet.

Ndërsa disa banorë të kësaj komune thonë se po mundohen që maksimalisht t’i respektojnë masat.

Komuna ka ndarë rreth 150 mijë euro për t’u përballur me pandeminë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.