Kosova

Skenderaj- Gjendet i vdekur një person në bunar

Policia e Kosovës ka njoftuar se një rast i vdekjes së dyshimtë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Skenderaj, shkruan kosova.info.

Viktima mashkull K/Shqiptar me (aftësi të kufizuara mentale) dyshohet se ka rënë në një pus (bunar) dhe për pasojë ka mbetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës, në vendin e ngjarjes e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Njësitet përkatëse  policore kanë dalë në venin e ngjarjes, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.