Kosova

Skenarët e mundshëm për Kosovën, pas dorëheqjes së Haradinajt

Njohësit e çështjeve kushtetuese: Viti 2005 nuk mund të përsëritet, me Haradinajn bie e gjithë qeveria – raporton T7

Pasi Ramush Haradinaj lexoi letrën e dorëheqjes, posti i kryeministrit së Qeverisë së Republikës së Kosovës ka mbetur i bosh.

Sipas njohësve të kushtetutës, me aktin e Haradinajt ka rënë edhe qeveria aktuale. 

Pas këtij vendimi, ekzekutivi mund të merret vetëm me çështje teknike e nuk mund të merr vendime.

E duke u bazuar në situatat juridike-kushtetuese nuk mund të përsëritet viti 2005 atëherë kur Haradinaj mori ftesë nga Haga, e si i mandatar për ta zëvendësuar erdhi Bajram Kosumi.

Profesori universitar, Mazllum Baraliu, tregon se janë disa dispozita të nenit 95 dhe 66 që tregojnë se si duhet vepruar kuvendi e presidenca.

Baraliu tregon edhe skenarin e dytë kushtetues në rastin se i pari dështon.

E njohësi i çështjeve politike, Adrian Çollaku thotë se presidenti mund të përdor këtë situatë për ta marrë përsipër procesin e dialogut.

Ndërkohë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve shprehen të gatshëm për zgjedhje të jashtëzakonshme.

Në anën tjetër, sipas Kushtetutë së Kosovës mandati i deputetëve zgjat deri në shpërbërjen e parlamentit të Republikës.