SPORT

Skautët vëzhguan Muriqin

Disa zyrtarë të Monacos shkuan për ta përcjellë nga afër Vedat Muriqin në derbin mes Trabzonsporit dhe Fenerbahces, mirëpo atyre u pëlqeu Alexander Sorloth dhe u kthyen me raport të mirë për këtë të fundit e jo për kosovarin.

Mediumi turk Hurriyet raporton se derbi i fundjavës mes Trabzonsporit dhe Fenerbahces u ndoq nga disa skautë të Monacos. Ekzekutivët francezë u kthyen në shtëpi me fjalë të mira për Alexander Sorlothin, përkundër që në Turqi kishin shkuar për Vedat Muriqin.

Ndeshjen e së shtunës e fitoi Trabzonspori me rezultat 2:1 kundër Fenerbahces. Muriqi nuk shënoi, përderisa golin e vetëm për mysafirët e dha Max Kruse në minutën e parë. Në anën tjetër, Sorloth e shënoi golin e barazimit në minutën e 15-të, ndërsa Filip Novak ia dha Trabzonsporit fitoren me golin e minutës së 32-të.

Përderisa kosovari nuk arriti t’i lërë përshtypje shumë të mirë zyrtarëve të Monacos me paraqitjen e tij, një gjë të tillë e bëri kundërshtari i tij, Sorloth.

Trabzonspori e huazoi Sorlothin në fillim të këtij sezoni nga klubi i Premierligës, Crystal Palace. Periudha e tij e huazimit vazhdon deri në qershor të vitit 2021, ndërsa klubi turk e ka opsionin ta blejë atë në fund.

Sorloth i ka shënuar 16 gola në Superligën turke këtë sezon, ndërsa Muriqi i ka shënuar 12.

Shfaq më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

//nessainy.net/4/3473483