Kosova

Skandaloze: Shikoni çfarë situate u krijua kur Haradinaj bërtiti në Ambasadë(VIDEO)

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar dje Ambasadën e Kosovës në Berlin, atje ku edhe u nervozua me trajtimin që ambasada u bënte disa grave dhe fëmijëve.

Ai është pritur nga stafi diplomatik i ambasadës dhe nga disa qytetarë. Por para se të nis fjalimin kryeministri Haradinaj kishte vërejtje të madhe për trajtimin që po iu bëhej shtetasve të Kosovës në ambasadë.

“Kush është konsull këtu…çka janë gjithë ata njerëz te dera tu prit…unë po çohem”, ka thënë Haradinaj para që të niste fjalimin.

I menjëhershëm ishte arsyetimi i konsullit i cili tha se trajtimi i kërkesave të qytetarëve bëhet pas orës 13:00, por kjo nuk i pëlqeu aspak kryeministrit Haradinaj.

Konsulli para se ta lëshonte takimin për tu marr me kërkesat e qytetarëve në ambasadë, falënderoi kryeministrin për vërejtjet.

Tweet

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.