Kosova

Skandaloze: Punëtorët e Komunës së Prishtinës rrezikojnë jetën e tyre derisa punojnë pa u siguruar

Rastet e vdekjes së punëtorëve në vendin e punës po bëhet një faktorë shumë i përhapur dhe alarmant në Kosovës, raporton Kosova.info.

Niveli i ulët i sigurisë në punë dhe pakujdesia janë faktorët kyç që kanë ndikuar që gjatë këtij viti në Kosovë, një numër i madh i punëtorëve të humbin jetën tragjikisht në vendin e tyre të punës.

Shpesh ndodh që mungesa e monitorimit të bëhet shkas i ardhjes deri te më e keqja.

E një rast i tillë është edhe me plasimin e një informate të shkruar nga Komuna e Prishtinës të shoqëruar më disa fotografi të punëtorëve, ku ajo se çka bie në sy është mënyra se si këta punëtorë janë duke punuar.

“Pas fazës testuese të qarkullimit të komunikacionit në urën perëndimore të rrethrrotullimit në Lakrishtë, është vendosur që kahu i kundër të riorientohet. Prej sot, kjo rrugë do të shërbejë për kyçje në rreth, dhe dalje nga Prishtina, deri në ndërtimin edhe të krahut tjetër”, është lajmi që ka shkruar Komuna e Prishtinës, njofton Kosova.info.

Ky lajm është i shoqëruar me fotografitë ku punëtorët shihen duke i ndërruar shenjat e komunikacionit pa asnjë mbrojtëse dhe duke mos qenë të lidhur askund.

Në një lartësi diku 30 metra punëtori pa asnjë është mbrojtëse shihet i hipur për të ndërruar shenjat e komunikacionit dhe Komuna e Prishtinës është ajo e cila i publikon këto pamje skandaloze në faqen zyrtare të saj.


Kujtojmë që rastet e lëndimeve të rënda e madje dhe humbjes së jetës në mënyrë tragjike gjatë orarit të punës ndodh pothuajse shumë shpesh në Kosovë.

Rastin më të freskët e kemi me vdekjen e një burri nga Mitrovica gjatë ditës së djeshme i cili sipas Raportit të Plolicië ka rënë nga kati i gjashtë duke mbetur i vdekur në vend, raporton Kosova.info.