SHËNDETËSIA

Skandaloze/ Pazare familjare dhe falsifikime në fakultetin e mjekësisë

 PAZARET FAMILJARE DHE FALSIFIKIMET NE FAKULTETIN E MJEKESISE

Ne konkursin e dt 22/10/2019 kam konkuruar per professor asistent ne poziten 51 (lenda Anesteziologji dhe Reanimacion), qe eshte pozite e re jo avancim.

Kundërkandidati ka deklaruar që është bërë kërkesa për avancimin e tij nga asistent në profesor. Duhet te sqaroj qe pozita e profesorit asistent nuk trashëgohet, është pozitë e re konkuruese, meritore.

Unë i kam plotësuar të gjitha kushtet e parapara veç e veçdhe kumulativisht sipas Statutit të UP (neni 177) dhe Rregullores në fuqi (neni 6) pëpozitën Professor asistent, dhe tejkaloj për disa herë kundërkandidatin tim në veprimtarinë shkencore.

Gjatë vlerësimit tim nga komisioni vlerësues ( Prof Antigona Hasani, Prof Nehat Baftiu dhe Prof Kemal Tolga-Saracoglu) dhe  Keshilli Fakultetit te Mjekesise është shkelur Statuti i UP dhe Rregullorja në fuqi.

Ne mbledhjen e fundit Keshilli I FM kane rekomanduar kunderkandidatin tim per poziten professor asistent  ndersa dhendrin e Prof Baftiut ne vendin e tij si asistent.

Per opinionin ndoshta do te jete veshtire te kuptohet prandaj do ta thjeshtoj sa te mundem;

Poziten e asistentit (qe e ka pase Dr. Fatos Sada), e merr dhendri (Dr Mifail Morina,burri I vajzes) I anetarit te komisionit recensues(Dr. Nehat Baftiu), kurse Dr.Fatos Sada, rekomandohet per Prof.Ass.(Pozite e re e shpallur). 

Ne Shah , kjo quhet Rokade. Ne jete te perditshme – PAZAR FAMILJAR.

Dhe e gjitha e  aprovuar nga Keshilli I Fakultetit te Mjekesise.

Pergjigja qe kam marre ne ankesen time nga Keshilli I FM, eshte konfuze, kontradiktore, e paqarte dhe per me teper kunder Statutit te UP dhe Rregullores ne fuqi. Si pamundesi per te me eliminuar ne baze te kritereve dhe kushteve per perzgjedhje, kane “zbuluar” kritere te reja qe nuk jane te evidentuara askund ne Statutin e UP dhe Rregulloren ne fuqi.

Janë evidentuar shumë shkelje gjate ketij procesi, mirëpo po I potencoj kryesoret dhe atë me argumente dhe fakte tëndërlidhuar me linqe.  

           FAKTET DHE ARGUMENTET1. Unë kam përfunduar Magjistraturën në vitin 2007 në UP, Doktoraturën në vitin 2015 në  Universitetin Kiril I Metodij në Shkup, Specializimin në Anesteziologji dhe Mjekim Intensiv në vitin 2004, dhe jam nën moshën 50 vjet dhe kam Monografi të botuar në vitin 2018.2. I kam 564 citimeH indexi 11, i10 index 13, dihet që  kredibiliteti dhe rangimi  i Universitetit  dhe i  stafit akademik  rangohet në bazë të publikimeve dhe citimeve të tyre.    

https://scholar.google.com/citations?user=DZ6lPI8AAAAJ&hl=en

3. Kam 5 PUBLIKIME shkencore ne platformat mëkredibile, Scopus dhe Elsevier si AUTORE E PARE, ndërsa kundërkandidati im e ka 1 PUBLIKIM TË VETËM, madje edhe aty unë jam koautore.

Publikimet e mia janë të publikuara në revista prestigjioze, me impakt faktor të lartë:

1). The LANCET Infectious Diseases- me Impakt Faktor 27.5(https://www.thelancet.com/journals/laninf/article/PIIS1473-3099(11)70202-X/fulltext).

2). ADVANCES IN MEDICAL SCIENCES me Impakt Faktor 2.08https://www.sciencedirect.com/science/article/abs/pii/S1896112614600468

I cituar nga “Clinical Anesthesia 7-e “ nga Prof Paul Barash qe eshte njeri nga dy librat kardinal te Anesteziologjise ne Bote. 

https://books.google.com/books?id=exygUxEuxnIC&pg=PA841&lpg=PA841&dq=a+gecaj+gashi+paul+g+barash&source=bl&ots=g1oknRBahz&sig=ACfU3U1YfCx6rGW9e0_hNm_IuT-Hle3_RQ&hl=en&sa=X&ved=2ahUKEwjQz-_0wr_nAhUFilwKHXHBA-cQ6AEwCnoECAoQAQ#v=onepage&q=a%20gecaj%20gashi%20paul%20g%20barash&f=false

3). CUAJ-Canadian Urological Association Journal me Impakt Faktor 1.17

https://cuaj.ca/index.php/journal/article/view/325

4). Cough-Biomed Central

https://link.springer.com/article/10.1186/1745-9974-9-20

5)Nigerian Journal of Medicine

https://www.ajol.info/index.php/njm/article/view/60181


Është për t’u habitur fakti që komisioni vleresues janëpërkujdesur që pikërisht  publikimin e pare ta largojnë nga tabela e vlerësimit, si jo te“vlefshëm” për ta edhe pse ne reviste me imapkt factor 27.99. Publikimi është prezentim I një pacienti tonë , një rast shume I rrallë, dhe është cituar 40 herë, dhe atë nga disa revista prestigjioze në këtë lëmi.https://www.semanticscholar.org/paper/Balkan-NDM-1%3A-escape-or-transplant-Gecaj-Gashi-Hasani/d823aca9fae895d47b1d4fa1ddbd8f4f89d1427c

Komisioni për studime dhe shkence në kuadër të Dekanatit të Fakultetit të Mjekësise e ka kthyer në tabelën vlerësuese.(Duhet cekur që kryetarja e komisionit vlerësues është kooature në këtë publikim të cilin e ka radhitur në top-10 në CV e saj zyrtare në web faqe të Fakultetit të Mjekësisë).

Kam edhe 12 publikime si koautore poashtu në Scopus, disa prej tyre hulumtime multicentrike ndërkombëtare nërevista me Impakt faktor të larte (22).https://www.scopus.com/authid/detail.uri?authorId=36518692100

Kam edhe shumë publikime në revista tjera si dhe dhjetëra prezentime në kongrese  ndërkombëtare, rajonale dhe vendore.

4. Kam përvojë në mësimdhënie në lëminë përkatëse, gjegjësisht në lëndët nga fusha e Anesteziologjisë dhe Reanimacionit 14 semestra akademik në institucionet e Arsimit të Lartë të akredituara  sipas legjislacionit në fuqi nëKosovë.( Neni 6 i Rregullores, pika 1.4, 3 ) https://uni-pr.edu/desk/inc/media/3A4FF762-6D09-4037-A98E-43B53753651D.pdf. .  Kundërkandidati im i i ka 12 vite përvojë mirëpo pjesën më të madhë në lëndën e Kirurgjisë që do të thotë jo në fushën përkatëse ( Anesteziologji dhe Reanimacion) sic kërkohet me Statutin e UP Neni 174 . 

5. Komisioni vleresues I ka fshehur disa nga publikimet e mia nga vlerësimi ( dhjetera sosh ) ndërsa kundërkandidatit tim I janë shtuar (4 sosh). Poashtu nuk janë evidentuar Projektet Shkencore Ndërkombëtare, ku në 3 prej tyre kam qenë Koordinator Nacional i zgjedhur nga Shoqata Evropiane e Anesteziologëve. Nuk është cekur askund që për 6 vite kam qenë anëtare e Këshillit të SHoqatës Evropiane tëanesteziologëve.  

6. Komisioni vlerësues dhe Keshilli I FM nuk e ka zbatuar normën ligjore të definuar me nenin 8 i Statutit të UP që thotë:“Universiteti siguron dhe mbështetë barazinë gjinore. Në rastet kur kandidatët e gjinisë mashkullore dhe femërore i kanë kualifikimet dhe te arriturat profesionale te barabarta, përparësi do t’i jepet kandidates femër”. E ne sic shihet nuk jemi as per se afermi te barabarte.

7.. Poashtu nuk e kane zbatuar nenin 22  të Rregullores në fuqi që thotë:

“Komisioni vlerësues është obliguar që t’u japë përparësi kandidatëve, të cilët i plotësojnë kriteret e nevojshme dhe të cilët, bazuar në vlerësimin e përgjithshëm të aktivitetit të tyre shkencor, professional dhe akademik, janë më të mirë në krahasim me kandidatët tjerë. Komisioni duhet të arsyetojë rekomandimin e bërë në frymën e këtij paragrafi”. 

Veprimtaria shkencore e kundërkandidatit tim lë për t’u dëshiruar duke patur parasysh përvojën e tij 12 vjecare në mësimdhënie e që ka rezultuar me një publikim të vetëm.

8. Si duket këto janë arsyet pse komisioni vlerësues nuk ka guxuar të vlerësojë me pikë sipas rregullores, sepse pikët do tëtregonin diskrepancën e madhe në mes meje dhe kundërkandidatit tim, gjë që shihet me një observim të thjeshtë të tabelës kryesore të vlerësimit , perkunder fshehjes se punimeve te mia (Përmbledhje e aktivitetit shkencor).

9.Nota mesatare në studime themelore nuk është as kusht as kriter i përzgjedhjes për pozitën e profesorit asistent sipas Statutit te UP dhe sipas Rregullores në fuqi, ju pëlqeu kjo apo jo atyre që po e përdorin si argument kundër meje ( Komisionit vleresues dhe Keshillit te FM).

Sa I përket notës time mesatare, është nota mesatare e një studenteje të mjekësisë e cila e ka kryer fakultetin e mjekësisë 6 vjecar  në afat ( për 6 vite),  e para e gjeneratës,  në moshën 24 vjecare , në vitin 1997. 

10. Trajnimet per mesimdhenie nuk jane poashtu kusht as kriter I perzgjedhjes sipas Statutit te UP dhe Rregullores ne fuqi. Trajnimet sipas tabeles I.4 te rregullores 2/747 vlejne per candidate qe jane ne marredhenie te rregullt pune ne UP, jo per kandidatet qe aplikojne per pozite te re. Keto trajnime organizohen per stafin e brendshem te UP, dhe jane te mireseardhura per avancim jo per zgjedhje.

FALSIFIKIMET E  KUNDËRKANDIDATIT 1. Përvetësim I prezentimit tim :

Placenta percreta me invasion në fshikzën urinare, reanimimi –transfuzioni masiv pa komplikime. A. Geci, F.Sada, A.Balaj, Sh. Azizi  – Konferenca e V-të  Ndërkombëtare e Anesteziologjisë;  Tiranë, Mars 2005.


2. Prezentim i rrejshëm i publikimit si Koautor në njëhulumtim multicentrik ndërkombëtar:

” Intraoperative transfusion practices in Europe   J.Meier,  D. Filipescu,  S. Kozek-Langenecker,  J. Llau Pitarch,  S. Mallett, P. Martus,  I. Matot, the ETPOS collaboratorsBJA: British Journal of Anaesthesia, Volume 116, Issue 2, February 2016, Pages 255–261,

https://academic.oup.com/bja/article/116/2/255/2566115

https://bjanaesthesia.org/article/S0007-0912(17)30485-3/fulltext

Për këtë keni dëshmi edhe linkun me  publikimin e plotë  ku emri I Dr Fatos Sadës  madje as Kosova nuk figuron fare ( ETPOS Collaborators). Madje në këtë publikim (I referuar si  ETPOS) është thirrur edhe Prof  Kemal Tolga Saracoglu në vlerësimin që ia bën kundërkandidatit tim. 

3. Është evidente që  3 prezentime të kundërkandatit tim janëvlerësuar nga 2 herë, edhe pse është i njëjti prezentim dhe e njëjta konferencë, por njëherë në gjuhën shqipe dhe njëherë nëgjuhën angleze dhe janë llogaritur si dy prezentime. Sic shihet komisioni vlerësues është munduar ta rrisë sadopak veprimtarinë shkencore të kundërkandidatit.

Eshte per te ardhur keq si komisioni I ankesave dhe keshilli I FM kane “mbyllur syte” dhe nuk jane marrur fare me falsifikimet e kunderkandidatit tim, edhe pse kane qene te bashkangjitura me fakte ne ankese.  Ne nje vend normal ku denohet falsifikimi dhe plagjiatura do te merreshin masa ndaj tij, konfrom ketyre rasteve. Ketu ne Kosove perkundrazi ai rekomandohet per t’u  bere professor asistent.

Te refuzosh dike qe ka bagazh shkencor  qe rralle e shohin te nje kandidat per professor asistent (5 publikime mjaftojne per prof te rregullt) , e te rekomandosh dike qe ka 1 punim te vetem brenda apo jashte vendit, duke shkelur me vetedije te plote te gjitha aktet ligjore ne fuqi, eshte vertet “guxim I tepruar”.

Sa I perket komisionit vleresues kredibiliteti I tyre akademik eshte shume I dyshimte. Prof Antigona Hasani dyshohet qe ka falsifikuar vitin  e lindjes per t’u  bere professor. Ka qene e propozuar edhe per t’u bere prorektore mirepo Keshilli Drejtues e ka refuzuar ‘per shkak te kaluares se saj te dyshimte”. 

Te gjitha keto që u thane me lartë mund të verifikohen lehte nga mediat apo kushdo tjetēr. Ka edhe shume fakte të tjera të cilat do të bëhen publike në një faze tjetër.

Une nuk do te ndalem, do ta kerkoj te drejten time me te gjitha mjetet ligjore qe me takojne.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.