Kosova

Skandalet e Adem Hoxhës me mesazhe kërcënuese ndaj rivalëve politikë(FOTO)

Deputeti goran nga Lista Serbe, Adem Hoxha nuk ka të ndalur me skandale, ai së fundmi ka kërcënuar anëtarët tjerë të komuniteti goran nga GIG të cilët po garojnë në listën tjetër e cila po synon të marrë ulësen e deputeti të cilën e kishte deri më tani Hoxha nga partia JGP.


Adem Hoxha përmes mesazheve të cilat i ka siguruar Kosova.info, ka kërkuar nga ta qe të terhiqen, ne të kundërten ai duke u thirrur në emër të Milan Radojqiqit, ai do t’i largojë të gjithë nga puna, ata të cilët do të jenë kundër tij.


Kosova.info ka arritur të sigurojë bisedën e z.Hoxha me personin, emër i njohur për redaksinë, i cili duke u thirr në emër të Milan Radojqiqit, ushtron presion ndaj tij duke iu kërcënuar dhe duke mos e lejuar që të bashkangjitet listës GIG dhe të jenë kundërshtar të tij në zgjedhjet e 6 tetorit.


Sipas dëshmitareve z.Hoxha është i lidhur me Milan Radojqiq dhe nuk është tërhequr asnjëherë nga Lista Serbe. Qytetarët e gorna nga Dragashi për Kosova.info, kanë thënë se z.Hoxha çdo herë në situata të tilla ushtron presion të jashtëzakonshëm ndaj rivalëve të tij dhe ndaj qytetarëve duke kërcënuar me ndaljen e pensioneve dhe socialit të cilat vijnë nga shteti serbë.


Adem Hoxha është i njohur edhe për afera dhe skandale të tjera të cilat e kanë përcjellë gjatë karrierës së tij politike, siç ishte skandali seksual me asistenten e tij dhe shumë të tjera.

Kosova.info ka kontaktuar edhe z. Hoxha i cili ka mohuar të jetë prapa këtyre mesazheve, ai tha prë kosova.info tha se:

“Unë nuk jam mbrapa kësaj dhe do të informoj autoritetet kompetente për çdo gënjeshtër të thënë për mua.
Kjo nuk është hera e parë që personaliteti im dhe familja ime janë sulmuar”.
/

Por kosova.info ka verifikuar edhe përmes përsonave të cilët e vertetojnë se numri i përdorur në viber, nga i cili kishte dërguar mesazhet z. Hoxha, përdoret nga z. Hoxha./Kosova.info

Leave a Reply

Your email address will not be published.