SPORT

Skandal te Vllaznia, Prokuroria akuzon ish-drejtuesit për 300 milion lekë dëm

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër mori të pandehur dhe dërgoi për gjykim ish-administratorët e klubit të futbollit “Vllaznia” sh.a dhe financierin e këtij klubi. Për ta u ngrit akuza për shpërdorim detyre, shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë dhe shpërdorim i fondeve publike, duke i shkaktuar shtetit një dëm ekonomik prej afro 30.000.000 lekësh.

Konkretisht, shtetasit Fatos Gjyrezi, administrator i shoqërisë nga data 1 shtator 2012 deri në datën 12 gusht 2014, Neritan Kalamishi, administrator i shoqërisë nga data 12 gusht 2014 deri në datën 8 janar 2016 dhe Denis Fani financier i shoqërisë. Gjithashtu, ndaj këtyre shtetasve është filluar procedimi penal për pastrimin e produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

Veprimet Ata kanë vepruar në kundërshtim me ligjin “Për sportin”, duke punësuar më shumë lojtarë sesa numri i lojtarëve të federuar nga Federata Shqiptare e Futbollit për sezonin përkatës futbollistik si dhe duke trajtuar të gjithë lojtarët si dhe anëtarët e tjerë të klubit si p.sh: trajnerët apo mjekët me kontratë shërbimi dhe jo me kontrata pune. Kjo ka sjellë si pasojë mospagimin e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në dobi të buxhetit të shtetit. Nga ana e tyre nuk është zbatuar ligji.

vllaznia

“Për prokurimin publik” i ndryshuar, si dhe Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 914 datë 29 Dhjetor 2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” i ndryshuar. Ndër vite dhe vazhdimisht klubi rezulton të ketë blerë sasi të konsiderueshme karburanti, të ketë kontraktuar shoqëri transporti, hotele për fjetje të futbollistëve, apartamente, shtëpi banimi për strehimin e futbollistëve, trajnerëve, mjekëve, të ketë blerë veshje dhe pajisje të tjera për futbollistët, të ketë lidhur kontrata qiraje për fusha futbolli, ka shtypur/prodhuar biletat e ndeshjeve etj, pa kryer asnjë procedurë prokurimi, por duke kontaktuar privatisht me palët e interesuara dhe të njohura personalisht prej tyre.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.