Kosova

Skandal: Policja serbe nuk respekton ligjet e Kosovës, liron të dyshuarin serb pa vendimin e prokurorit

Rastet e rrahjeve dhe lëndimeve janë bërë shumë të shpeshta e madje të shumta në numër në përditshmërinë në Kosovë. Në raportet ditore të shkruara nga Policia e Kosovës, rastet e rrahjeve të personave të ndryshëm mes vete nëpër komuna të ndryshme të Kosovës janë një përditshmëri.

Një rasti i përleshjes dhe i veçantë për nga ndodhia ishte raportuar që ka ndodhur ditë më parë mes pesë personave në Graçanicë.

Sipas burimeve të kosova.info katër persona janë shoqëruar në polici për tu mbajtur në paraburgim prej 48 orëve kurse personi i pestë është ndaluar në Lapnasellë në qendrën emergjente për trajtim mjekësor. Me të dyshuarin kanë qenë duke qëndruar zyrtarët policorë S.T dhe I.Z për sigurimin e tij.

Pasi që gjendja e tij shëndetësore nuk ishte mirë, Qendra Emergjente në Lapnasellë kishte kërkuar që i lënduari të dërgohet për trajtim mjekësor në Mitrovicë pasi që dyshohej se e kishte të thyer këmbën.

Burime të kosova.info bëjnë të ditur se për dërgimin e të dyshuarit në Mitrovice ka qenë e njoftuar vetëm rreshterja Vesna Vitorovic e cila  kishte thënë se i dyshuari ka të drejtë të zgjedhe se ku dëshiron të trajtohet e një vendim i tillë ishte marrë pa vendimin e prokurorit kujdestar. Me vendimin e Vitorovic në stacion policor janë kthyer edhe dy policët kujdestar S.T dhe I.Z të cilët ishin përgjegjës për ruajtjen e të dyshuarit dhe i dyshuari kishte shkruar vetëm në qendrën mjekësore në Mitrovicë.

Bëhet e ditur se rreshterja Vitorovic kishte deklaruar se për marrjen e një vendimi të tillë ishte konsultuar me ish-shefin e hetimeve ne Gracanic, B.S. , i cili nuk ka dhënë asnjë deklaratë lidhur me rastin e ndodhur.

Si sjellje të papranueshme të rreshteres e ka konsideruar prokurorja kujdestare E.J e cila ka dërguar ftesë menjëherë te i dyshuari që të paraqitej në stacionin policor ku gjendeshin edhe katër të dyshuarit tjerë që ishin në paraburgim prej 48 orëve.

Sipas saj ndodhia e një rast i tillë nuk mund të ndodhë në Republikën e Kosovës, pasi që bazuar në ligjet në fuqi në Kosovë për raste të tilla janë komponentë të gjitha organet dhe institucionet vendore e jo ato paralele.