SPORT

S’ka fitore për Argjentinën, Messi sërish kokulur

Argjentina nuk ka arritur ta fitojë as ndeshjen e dytë në kuadër të Kupës së Amerikës, duke ia vështirësuar edhe më shumë punët vetes për kualifikim.

‘Albiçelestët’ barazuan 1-1 në një ndeshje mjaft interesante ndaj Paraguait.

Këta të fundit dolën në epërsi të parët me Richard Sanchez (37’), duke vënë argjentinasit në kolaps, përcjell lajmi.net.

Por një rishikim i VAR-it në pjesën e dytë ishte fat për Argjentinën, që barazuan rezultatin me Leo Messin (57’) i cili shënoi nga pika e bardhë.

Paraguaianët huqën mundësinë e artë për të dalë me tre pikë nga kjo ndeshje, pasi Derlis Gonzalez (62’) huqi 11 -metërshin.

Në grupin B, Kolumbia ka siguruar kualifikimin me 6 pikë, ndërsa Paraguai (2), Katari (1) dhe Argjentina (1) renditen në pozitat 2, 3 dhe 4 respektivisht.