Kosova

“S’ka faj Valdete Daka, as KQZ’ja” U shpreh Gani Geci

Ish-deputeti Gani Geci ka folur për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë vendimet e KQZ’së. Në mbledhjen e djeshme KQZ nuk certifikoi disa parti politike dhe lista zgjedhore, përfshirë listën e VV’së dhe AAK’së.

Për këtë po sulmohet Valdete Daka, kryetare e KQZ’së. Por kështu nuk mendon Gani Geci.

“Ne kemi një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese që e cakton qartë se të gjitha ata që janë të dënuar për vepër penale në tre vjetëshin e fundit nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në këto zgjedhje’, thotë Geci në Pressingun Zgjedhor

“As nuk ka faj këtu Valdete Daka e as KQZ’ja”, shtoi ai.

“Ky vendim s’ka kthim mbrapa. Ky është aktgjykim i formës së prerë. Askush s’mund ta ankimojë”, tha Geci.

“Këtë e di edhe Vjosa Osmani”, shtoi Geci.