Kosova

Situata politike mes partive, Rudina Xhunga tregon çfarë po bëjnë ambasadorët e huaj në Shqipëri

Ambasadorët Luigi Soreca dhe Yuri Kim duket se i kanë shijuar pushimet e kësaj vere në Shqipëri. Si Ambasadori i Bashkimit Europian edhe Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë promovuar herë pas here bukuritë e venit tonë. E pikërisht këtë konfirmoi sot edhe gazetarja Rudina Xhunga në “News 24”. E pyetur për reagimit e abasadorëve lidhur me situatën politike në vend, Xhunga tha se Ambasadorët po bëjnë pikërisht punën e tyre dhe po tregojnë bukuritë e vendit tonë duke e promovuar nga Jugu në Veri.

“Ambasadorët po bëjnë punën e tyre, po mundohen të tregojnë bukuritë e vendit tonë, por kujt ia tregojnë. Është kilma më e mirë e mundshme. Shko në Vlorë dhe shiko sa maqedonas ka. Ambasadorja amerikane dhe i BE kanë qenë në krye të detyrës dhe kanë promovuar vendin nga Veriu në Jug. Ky është një nga mesazhet më të mira që ata po japin. Prioriteti im si gazetare janë tregimet e mira. Turizmi është për çdo kohë. Ndërprerja e turizmit s’ka nisur akoma, por kam përshtypjen do nisin shumë shpejt. Në këtë vend ka mundësi për të gjithë”, tha Xhunga.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.