Sistemi zgjedhor

Shkruan: Driton XhAFA
Në vendin tonë një ndër debatet më të forta politike është zgjedhjet lokale. Diskutimet janë të orientuar në atë se kush është fituesi apo humbësit në zgjedhjeve lokale të mbajtura me 17 Tetor 2021. Por cili është lloji i sistemit zgjedhor qe aplikohet në Republikën e Kosovës, çka është balotazhi dhe pse në njëzetenjë (21) komuna duhet të mbahen zgjedhje kur procesi ishte i rregull.

Në teori ekzistojnë disa lloje të sistemit zgjedhorë por me të aplikuar janë sistemi mazhoritar dhe proporcional qe nënkupton fitimi i ulëseve dhe pushtetit nga një subjekt dhe formacion politikë ose ndarje e ulëseve dhe fitimi i pushtetit nga me shumë akter politikë.

Sistemi i duhur elektoral padyshim se luan një rol të rëndësishëm edhe për realizimin e zgjedhjeve të drejta dhe demokratike, ku do të shprehej vullneti i vërtetë i shumicës respektivisht popullit dhe qytetarëve të cilët e delegojnë pushtetin e tyre në duar të përfaqësuesve. Sistemi i qëlluar elektoral, i cili është në favor të interesave të qytetarëve, do të bënte të mundshme respektimin e parimit të barazisë së qytetarëve sa i përket përfaqësimit.

Në vendin tonë aplikohet sistemi zgjedhor proporcional qe do të thotë një strukturë heterogjene dhe një pluralitet të jetës politike brenda vendit.  Kosova është një Republikë Parlamentare në të cilën votuesit zgjedhin anëtarët e parlamentit (deputetët) drejtpërdrejt, përmes votimit të fshehtë, çdo katër vite dhe po ashtu edhe në zgjedhjet lokale çdo katër vite zgjedh përfaqësuesit në ekzekutiv dhe për anëtarë të kuvendit të komunës. Për zgjedhjet për parlament të Kosovës (nacionale) i gjithë territori i Republikës është një zonë e vetme zgjedhore për dallim prej atij  lokal ku secila komune është njësi e vetme zgjedhore. Për nivel nacional të përfaqësimit ekziston pragu zgjedhor për parti shqiptare  5% të të gjitha votave ndërsa për partitë e minoriteteve pragu është 1% kurse për nivel lokal nuk ka prag për përfaqësim.

Sistemi proporcional u’a mundëson edhe partive më të vogla që të jenë pjesëmarrëse të institucioneve përfaqësuese (parlamentit), duke anashkaluar kështu mundësinë që partitë e mëdha të formojnë vetë qeverinë, pa ndonjë koalicion. Në lidhje me këtë lloji Xhon Stjuart Mill thoshte se “sistemi proporcional i ndarjes së mandateve paraqet zbulimin më të madh të teorisë dhe praktikës së kryerjes së pushtetit në përgjithësi”.  Ai në Dhomën e Komunave të parlamentit anglez, deklaroi se “ në një shoqëri demokratike e cila realisht e zbaton principin e  barazisë çdo tendencë duhet të paraqitet në mënyrë proporcionale”. Pra njeriu si individ duhet të përfaqësohet plotësisht sikurse edhe shumica. Nëse nuk plotësohet ky kusht, në rast të tillë nuk kemi qeveri të barabartë por qeveri jo të barabartë dhe të privilegjuar.

Por praktika ka treguar se sistemit proporcional ka krijuar disa probleme si nivel nacional po ashtu edhe në atë lokal si “ndarja e ulëseve në grupe të shumta dhe të vogla në përfaqësimit, krijimi i qeverisë është i vështirë sepse është i domosdoshëm krijimi i koalicioneve në mes të subjekteve politike që shpesh kanë programe dhe orientime të ndryshme, qeverisjet janë  jostabile, një subjekt politik i vogël përmes koalicionit fiton në fuqi qeverisëse shumë më shumë se sa i japin zgjedhësit peshë si dhe subjektet e vogla mund të ndikojnë në ndryshimin e shumicës dhe të vështirësojnë kështu punën në ekzekutiv dhe legjislativ.

Subjektet e regjistruara (parti politike, koalicion, nismë qytetare apo kandidat të pavarur) organizojnë fushatë zgjedhore duke mbajtur tubime/ngjarje politike për të promovuar programin para qytetarëve ne mandatin katër (4) vjeçar qeverisës.  Por sistemi proporcional zgjedhor i cili aplikohet në vendin tonë si për zgjedhjet në nivel nacional por ashtu edhe për zgjedhjet në nivel lokal pamundëson realizimin e premtimeve dhe programeve për faktin se për të qeverisur nevojitet krijimi i koalicioneve sepse është vështirë të fitohen mandate qe sigurojnë vendimmarrje vetëm nga një subjekt politikë.

Anomalit qe po e shoqërojnë në krijimin e qeveritë si ne nivel nacional po ashtu në nivel lokal, stabilitetin e tyre, numrat në vendimmarrje, garantimit i vendeve për komunitete jo shumicë  do duhej që në të ardhmen të mendohet për ndryshimi e sistemit zgjedhor sipas modeleve tjera të cilat do ishin me funksionale.

Go to TOP