Rajoni

Sistemi shëndetësor pranë kolapsit në Ballkan

Nuk ka shtretër të mjaftueshëm dhe as doktorë; një numër i papërballueshëm rastesh të koronavirusit po i shtyn spitalet në Ballkan drejt kolapsit.

Pas thuajse një viti në të cilin i mbajtën nën kontroll pak a shumë shpërthimet, skenari i makthit të cilit i druhej Ballkani që nga fillimi i pandemisë, tani po shpaloset. Në Bosnjen e goditur rëndë, një doktor e krahason stresin e kujdesit për shumë pacientë, jetët e të cilit varen në një fije peri, me periudhën e luftës. Kam frikë se mund të bëhet akoma më keq gjatë dimrit – thotë ai.

Ballkani perëndimor, prej javësh po përballet me një shpërthim koronavirusi me numrin e viktimave që është dyfishuar vetëm muajin e shkuar, duke arritur në afro 10 mijë. Kriza po ekspozon mangësitë në sistemet shëndetësore atje, që prej kohësh vuajnë nga financimet e mangëta dhe kriza e ikjes së trurit, me një eksod të mjekëve të rinj dhe premtues dhe me infermierët që largohen në kërkim të pagave dhe kushteve më të mira në perëndim.

Në Serbi, rreth 2 mijë punonjës mjekësor janë detyruar të vetëizolohen ndërkohë që repartet në spitale janë tejmbushur me pacientë. Bosnja, maqedonia e veriut dhe mali i zi, janë në 10-tëshen e parë në Evropë kur flitet për shkallën e vdekshmërisë për frymë. Edhe në Kosovë, klinikat janë të tejmbushura, me disa pacientë, si ky 33 vjecar, veprim Morina, që kthehen pas. Në Maqedoninë fqinje, qeveria ka rekrutuar edhe klinikat private dhe stafin e tyre për të trajtuar pacientët me covid 19 pasi spitalet publike e arritën kapacitetin e plotë të tyre. Mjekët në Kroaci po ashtu kanë paralajmëruar për mangësi në staf dhe pajisje.