OPINION

Sistemi kapitalist në Kosovë , shumë po ngjanë në sistemin skllavopronarë?!

Shkruan: Skënder MULLIQI
Koha e verës dhe e pushimeve po kalon ngadalë, por jo edhe vapa afrikane e muajit gusht. Mërgimtarët tanë pasi që kishin vizituar vendlindjet e tyre gjithashtu po kthehen aty ku punojnë dhe veprojnë. Ardhja e tyre në Kosovë i ka gëzuar shumë kënd, së ata gjithmonë e zgjatën dorën për familjet e tyre në Kosovë, sikurse e zgjatën dorën karshi Atdheut për ta ndihmuar atë, në kohët më të vështira. Sigurisht ata nuk janë të kënaqur më të arriturat e shtetit më të ri në Evropë, si nuk janë të kënaqur shumica e popullatës, të cilët e kanë paramenduar një Kosovë shumë më ndryshe.

Në rreshtat e radhës do të përqendrohem pak në temën e largimit të të rinjve tanë gjithashtu në botën Perëndimore. Largimi masovik nga Kosova, po ngjanë bukur shumë nëse jo nga lufta, si largimet masovike që po ndodhin nga Siria, Afganistani e vendet e tjera të Afrikës. Ky largim po bëhet së ka humbur shumë besimi në këta njerëz të politikës. Ata të cilët po largohen sigurisht së janë hidhëruar në vete së këtë punë, nuk e kanë bërë shumë më herët. Secila ditë, secili muaj, dhe secili vit, ka qenë humbje kohe.

Nëse dikush në vitin 2000 ka qenë 20 vjeç, tash i ka 40 vjeç dhe ku është perspektiva?! Hiq kurrfarë. Mu për atë edhe njerëzit po largohen, nuk po presin më. Nuk presin, së kjo pritje po ngjan shumë në thënien popullore” Prit magar deri sa të delë bar”. Dhe, ky largim tash po e ka një domethënie pak më ndryshe. Po largohet rinia për tu mos u kthyer kurrë?! Shumë familjarë, janë të brengosur, dhe nuk po dëshirojnë që fëmijët e tyre të rritën në një mes shoqëror, pa një të ardhme të ndritur. Nuk po dëshirojnë që edhe kjo gjeneratë të përjetojnë fatin e shumë gjeneratave, të cilëve i është mbyllur perspektivë jetësore. Sot, largimet po dallojnë nga e kaluara kur dikush ka mbetur në shtëpi në Kosovë. Po largohen më familje më qëllim të mos kthimit. Sistemi kapitalist në Kosovë, shumë po ngjanë në sistemin skllavopronarë eksploatues. Njerëz it janë bërë argat i dreqit e të birit. Po largohen masovikisht nga shkaqet ekonomike, por më shumë mendoj unë nga politikat katastrofale të udhëhequra gjatë këtyre viteve. Dallimet shoqërore janë bërë të mëdha. Njerëzit e politikës pa asnjë mund, janë pasuruar në pafundësi, në krahasim më shumicën, e cila po e ka vështirë t’i lidhë dy skajet e një muaji! Po i zgjedhin vendet ku pjesën e mbetura të jetës, ta kalojnë si “njerëz”, së mjaftë kanë jetuar në stilin e “shtazëve”.

Po zgjedhin të jetojnë në shtetet e zhvilluara, kur vërtetë sundon rendi dhe ligji. Çfarë është kjo shoqëri që kohezioni i saj nuk mbështetet në drejtësi e në moral? Pozicioni I klasës politike karshi kësaj dukurie është kurrfarë ose barazi më zero. Duket së këta udhëheqës të pasluftës, fshehurazi ose edhe haptazi po i gëzohen largimeve masovike nga vendi. Kosova po zbrazët duke mbetur në pleq dhe plaka. Politikanët e Kosovës në vend që të ofrojnë zgjedhje, po zbrazin akuza karshi atyre që po largohen më etiketime të rënda? Ose kjo gjë mund të jetë një “shegarje “ tjetër e tyre e madhe. Se moti këta janë përshëndetur nga përgjegjësia dhe morali. Largimet e tilla do të na kushtojnë si shtete dhe si komb. Dyndjet e tilla demografike shumë vështirë së do të balancohen më. Vështirë të larguarit të kthehen? E vërteta e largimeve nga Kosova, nuk fshihet më heshtje, as nuk fshihet më propagandime. Me politikat dhe më politikanet çfarë aktualisht I kemi nuk ekziston shpresa që largimet nga Kosova do të ndalën…Nevojitet qasje shumë pozitive karshi të te gjitha problemeve, dhe karshi zhvillimit të ekonomisë së tregut, që do të hapte shtigje të reja, kështu edhe të mos largimit të rinisë dhe familjeve nga vendi…