SHËNDETËSIA

Sipas ekspertit të shëndetësisë, ja sa persona munden të infektohen nga një i prekur me COVID -19

Dr Hugh Montgomery, profesor i mjekësisë së kujdesit intensiv në University College London, ka treguar sesi injorimi i distancës sociale mund të çojë në një rritje të madhe të shkallës së infeksionit.

Prof Montgomery tha që secili person që është i infektuar më koronavirus und të infektojë rreth 59,000 njeëz të tjerë.

Duke folur për Dispezimet e Channel 4, ai tha: “Nëse unë kam një grip normal, do infektoj mesatarisht 1,3-1,4 njerëz.

“Dhe nëse ata 1.3, 1.4 njerëz ia ia ngjisin të tjerëve kjo do dyfishohet. Nëse ndodhin 10 raste të tilla atëhere unë jam përgjegjsi i ngjitjes së gripit në 14 persona.

Kjo shifër vjen nga llogaritja e 1.3 me fuqinë 10 e cila jep 13.786.

“Ky koronavirus është shumë më shumë infektiv, kështu që një nëse unë jam i prekur nga koronavirusi mund të infektoj 3 të tjerë dhe këta 3 mund të infektojë 6 të tjerë kështu me rradhë. Nëse ndodhin 10 raste të tilla atëhere unë jam shkaktari i infektimit të 59.000 njerëzve”, shprehet Prof Montgomery

Kjo shifër është nga ngritja e tre në fuqinë e dhjetë, e cila jep 59.059.

Vlerësimi i Montgomery për shkallën e infeksionit të koronavirusit është pak më i lartë se ai i Organizatës Botërore të Shëndetit, i cili thotë se personi mesatar i infektuar me koronavirus kontaminon midis 2 dhe 2.5 personave.

Leave a Reply

Your email address will not be published.